• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezenca e OSBE-së prezanton programin sportiv për zhvillimin e të rinjve

by A R
09/05/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot një program sportiv për zhvillimin e rinisë, në bashkëpunim me Klubin e Regbisë Tirana, me qëllim që të nxitë punën në grup, etikën sportive, frymën e shoqërisë dhe ndjesinë e përkatësisë te të rinjtë, duke i ndihmuar të kuptojnë se gjithmonë ekzistojnë alternativa pozitive ndaj sjelljeve antishoqërore dhe kriminalitetit.

Programi sportiv i Prezencës për zhvillimin e rinisë do të bazohet në suksesin e Klubit të Regbisë Tirana, me synimin që të ndihmojë në shtimin e të rinjve që merren me regbi dhe të promovojë aspektet ndërkomunitare dhe ndërkufitare të sportit, duke bashkuar të rinj nga e gijthë Shqipëri dhe nga rajoni për veprimtari stërvitore dhe turne.

Aktualisht, mundësitë që të rinjtë të merren me aktivitete ndërvepruese, si sporti, jashtë  mjediseve të shkollës, janë të pakta. Klubi i Regbisë Tirana në veprimtaritë e veta ka angazhuar të rinjtë, përfshi edhe ata nga kategoritë e cenueshme (p.sh. të papunët dhe/ose ata që kanë braktisur shkollën). Pavarësisht vështirësive me financimin, Klubi ka mbështetur evenimente, ku garojnë rregullisht ekipe nga Shqipëria e rajoni.

“Zhvillimi i regbisë si sport në Shqipëri është relativisht i ri, por jo interesi dhe angazhimi që kanë shfaqur shumë të rinj në një periudhë kaq të shkurtër”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig. “Si rezultat, një ekip çoi në krijimin e një ekipi të dytë. Prandaj sot paraqesim Klubin e Regbisë Tirana dhe Klubin e Regbisë Ilirët, të cilët mbajnë veshur ngjyrat e klubeve të reja”.

Pajisjet sportive u siguruan nga Prezenca e OSBE-së. Në muajt e ardhshëm, të dy ekipet do të ndeshen në Elbasan, Korçë dhe Durrës, në një sërë ndeshjesh miqësore, për të rritur vizibilitetin dhe interesin për këtë sport.

Prezenca do të mbështetë autoritetet vendore, përfshirë policinë, shërbimet sociale dhe drejtoritë arsimore rajonale, që të përfshijnë drejtëpërdrejt të rinjtë në aktivitete. Planifikimi dhe bashkërendimi i veprimtarive do të realizohet në mënyrë të tillë që edhe vajzat të angazhohen në mënyrë të barabartë.

Trajneri i Zhvillimit të Regbisë në Shqipëri, Adam Vernon, tha: “Falënderojmë Prezencën e OSBE-së për mbështetjen e saj dhe jemi të emocionuar për mundësinë që na jep kjo nismë. Kemi plot shembuj pozitivë të angazhimit të të rinjve në Shqipëri dhe shpresoj të nxitim zhvillimin e sportit në shumë komunitete vendore, në muajt në vijim. E ardhmja e këtij sporti në Shqipëri është e ndritshme. Ne do ta mbajmë uniformën me krenari, që ta lartësojmë këtë lojë që të gjithë e adhurojmë”./a.m.

Next Post

Vija e kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com