• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prezë, tre persona grabisin një pikë karburanti

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pikë karburanti në Prezë është grabitur nga tre persona të armatosur që ende nuk janë identifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, kur punonjësi i karburanti u kërcënua me armë nga njëri prej autorëve, duke u detyruar që t’i dorëzonte atij xhiron që kishte bërë deri në atë moment.

Burime nga Policia thanë se dyshohet të jetë grabitur një shumë prej rreth 20 mijë lekësh të rinj. Burimet thanë se nisur nga deklarimet e të dëmtuarit, grabitja është realizuar nga tre persona. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe i janë afruar pikës së karburantit.

Punonjësi është afruar duke menduar se kishin shkuar për t’u furnizuar me karburant. Por sapo ka bërë disa hapa në drejtim të makinës së ndaluar, njëri prej autorëve ka zbritur duke i drejtuar armën në fytyrë.

I ka thënë që të nxitojë dhe t’i japë të gjitha paratë që kishte aty, në të kundërt do ta qëllonte. I frikësuar kur ka parë armën para syve, punonjësi ka marrë të gjitha paratë që kishte në kasë dhe ia ka dhënë autorit. Menjëherë sapo ka marrë paratë, personi i armatosur ka hipur në makinë dhe të tre personat janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmisë së të dyshuarit, grabitësit kanë qenë pa maska, por ai nuk i ka njohur, pasi nga frika se mos e vrisnin, ka nxituar të bëjë atë që i kanë kërkuar dhe nuk ka fiksuar dot asgjë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit, në mënyrë që të bëjë të mundur identifikimin e autorëve të ngjarjes. Ndërsa Policisë Rrugore i është kërkuar ndalimi i automjetit që është përdorur në këtë ngjarje.

Një tjetër veprim hetimor i policisë ka qenë marrja në pyetje e punonjësit te karbuantit. Atij i janë marrë deklarime të holëlsishme në lidhje me autorët e krimit, moshën, dialektin, si dhe të dhënat e automjetit.

Pas marrjes në pyetje të punonjësit të karburantit, policia ka nisur punën për evidentimin e personave që mund të kenë kryer grabitjen me armë duke verifikuar ata të dyshuar të ngjasojnë me përshkrimet e dhëna nga i dëmtuari.

Panorama

Next Post

BERZH nis samitin e Londrës, Rama: Shqipëria në proces transformimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri merr vendimin drastik!

August 9, 2026
E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)

August 9, 2026
VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

VIDEO/ Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

August 9, 2026
Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

August 9, 2026
Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

August 9, 2026
Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com