• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Prezantohet projekti për TEC me gaz në Korçë, investim privat 500 milion euro

by Java News
29/03/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania IVICOM GmbH, organizuan prezantimin e projektit për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 MW për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës. Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe përfaqësuesve nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ERE, KESH, OST, OSHEE, AAA Shqipëri, Bashkia e Korçës dhe Prefektura e Korçës.

Specialistë nga IVICOM GmbH dhe Konsulentët prezantuan projektin dhe studimet e fizibilitetit të Tregut të përgatitura përgjatë 9 muajve të fundit. Një analizë gjithëpërfshirëse e tregjeve Rajonale dhe Shqiptare të energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, sipas studimit dëshmon qendrueshmërinë financiare të këtij investimi.

Investimi i kompanisë austriake IVICOM GmbH për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Korça u përzgjodh si vendi i propozuar ku mund të ndërtohet Centrali me gaz per ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë, të shkëputur nga kushtet e pasigurta hidrologjike, dhe për këtë arsye ai do të shërbejë në rritjen e sigurisë së furnizimit.

Gjithashtu, përveç rritjes së ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, sipas studimit, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

ma.me

Next Post
MBZHR: Zgjatet afati i aplikimit për investimet në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018

MBZHR: Zgjatet afati i aplikimit për investimet në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In