• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prezantohet monedha e re 1 dollarëshe, Trump shfaqet me grushtin lart dhe moton: LUFTO, LUFTO, LUFTO!

by E S
05/10/2025 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Thesarit po shqyrton mundësinë e prodhimit të një monedhe të re 1-dollarëshe me imazhin e ish-presidentit Donald Trump, për të përkujtuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që do të festohet vitin e ardhshëm.

Drafti i dizajnit, i mbikëqyrur nga Thesari i SHBA-ve, Brandon Beach, paraqet profilin e Trump-it në njërën anë të monedhës, ndërsa në anën tjetër ai shfaqet me grushtin e ngritur përpara flamurit amerikan, së bashku me sloganin “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, frazë që Trump e ka thënë pas atentatit të dështuar ndaj tij gjatë një tubimi në Pensilvani.

Brandon Beach publikoi në rrjetin X (ish-Twitter) imazhet e para të projektit, duke shtuar se “pret me padurim të ndajë më shumë së shpejti, sapo të përfundojë mbyllja e qeverisë së shkaktuar nga bllokimet e opozitës”.

Kjo nismë vjen pasi Kongresi amerikan miratoi në vitin 2020 një ligj, të nënshkruar nga vetë Trump gjatë mandatit të tij të pare, që i jep të drejtë Thesarit të nxjerrë në qarkullim monedha 1-dollarëshe me dizajne simbolike për 250-vjetorin e SHBA-ve.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit deklaroi: “Pavarësisht mbylljes së detyruar të qeverisë sonë nga e majta radikale, faktet janë të qarta: nën drejtimin historik të presidentit Donald J. Trump, kombi ynë po hyn në 250-vjetorin më i fortë, më i begatë dhe më i mirë se kurrë më parë. Edhe pse ende nuk është zgjedhur dizajni final i monedhës, kjo skicë e parë përfaqëson mirë shpirtin e qëndrueshëm të vendit dhe demokracisë sonë, edhe përballë sfidave të mëdha.”

Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara është jashtëzakonisht e rrallë që persona të gjallë të paraqiten në monedha. Kongresi ka vendosur kufizime të qarta për përdorimin e portreteve të personave të gjallë, duke ndaluar përfshirjen e tyre në monedha në formën e bustit. Por në këtë rast, portreti i Trump-it në pjesën e pasme të monedhës është i plotë dhe jo bust, duke anashkaluar kështu teknikalitetin ligjor.

Në historinë amerikane, rasti i vetëm kur një president i gjallë është paraqitur në monedhë është ai i Calvin Coolidge, në vitin 1926.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni nëse Trump ishte informuar për projektin, por shtoi: “Jam e sigurt se do të entuziazmohet shumë kur ta marrë vesh.”

Next Post
Tentoi të arratisej me armë në makinë, VIDEO e momentit kur policia ndjek 31-vjeçarin nëpër Tiranë dhe e vë në pranga

Tentoi të arratisej me armë në makinë, VIDEO e momentit kur policia ndjek 31-vjeçarin nëpër Tiranë dhe e vë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In