“Air Albania” është një vepër kombëtare, një fryt i arrirë në Vitin e Gjergj Kastriotit.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të avionit shqiptar në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
“Kjo është një ndërmarrje e mundimshme dhe pa mbështetjen bujare të presidentit Erdogan, nuk do të ishim këtu. Sot, shteti shqiptar është aksioner në këtë kompani si një garant për të përfaqësuar interesat e qytetarëve” – tha kreu i ekzekutivit shqiptar.
“Air Albania”, kompania e parë ajrore shiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, do të nisë fluturimet këtë fundjavë. Si logo, avioni mban flatrat e zeza të shqiponjës në sfond të kuq.
Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë dhe fluturimet do të nisin ditën e shtunë.
Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.
ë