• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet e syve, ja si mund t’i kuroni

by Java News
14/09/2018 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infeksionet e syve janë një problem i zakonshëm që mund të prekin secilin njeri, pa marrë parasysh gjininë apo moshën. Infeksionet mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, alergjitë, që mund të prekin njërin apo të dy sytë. Por nga se shkaktohen dhe si mund të trajtohen këto probleme? Gazeta Shqiptare transmeton këshilla të specialistëve.

Infeksioni i qerpikëve (blefaritis)

Ky është një infeksion i qerpikëve të syrit. Nuk është serioz dhe mund të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës ose nuk pastrohen brenda një jave.

Shenjat: Cepat e syrit janë të kuqe, të infektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët.

Trajtimi: Duke përdorur pambuk me ujë të zier me gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda. Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse ka infeksion.

Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit)

Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një trupi të huaj në sy dhe një reaksion alergjie. Është shumë ngjitës, kështu që kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.

 

Shenjat: Infeksioni shkakton dhimbje dhe vështirësi për të parë dritat e forta. Kur konjuktivi shkaktohet nga bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Konjuktivi alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.

Trajtimi: Pastrojeni mirë syrin me ilaç të përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky infeksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në rastin e një infeksioni të rëndë, mjeku do t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika.

Byci

Kur rrënja e qerpikut infektohet, atëherë në sy shfaqet një fryrje e dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta keqësojë.

Shenjat: Në fillim qepalla enjtet pak dhe pastaj mbushet me qelb.

Trajtimi: Megjithëse byci nuk është aq ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikë dhe kompresa me ujë të ngrohtë.

Sytë e vëngër/strabizmi

Sytë e fëmijës shohin në drejtime të ndryshme, ndonjëherë drejt njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.

Shenjat: Nëse dyshoni për strabizëm, shikoni sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflektohet nga i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.

Trajtimi: Mbuloni syrin e fortë me një fasho. Kjo do të detyrojë muskujt e syrit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë duhet të drejtohen brenda 5 muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjeç, mjeku mund t’ju këshillojë syze, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Transferimi i studimeve, MAS publikon udhëzimin: Ja kur mund të aplikoni

Të shtunën rihapen aplikimet për në universitete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

September 16, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Tre vite gjykim, sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 16, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Bllokada amerikane ndaj Iranit, SHBA: Janë devijuar 103 anije tregtare në ngushticën e Hormuzit!

September 16, 2026
Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com