• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohen 4 finalistët për logon e 100-vjetorit të Tiranës, Veliaj: Fituesin e zgjedh publiku në rrjetet sociale

by Java News
15/01/2020 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 100-vjetorin e shpalljes si Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të ketë logon e saj. Pas përzgjedhjes fillestare mes mbi 50 aplikimesh, ishin 4 logot finaliste që u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkaq, fituesi do të zgjidhet nga publiku, në mënyrë transparente, përmes votës në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë logon që iu pëlqen më shumë, pasi ajo do do të shenjojë edhe vitin festiv të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

“Me një thirrje patëm mbi 50 aplikime, ishte realisht mbresëlënëse. Megjithatë, kemi mbërritur në 4 finalistë. Disa janë emra shumë të njohur, por disa i shoh për herë të parë, ndaj menduam se mënyra më demokratike për të bërë përzgjedhjen e fundit është ta hedhim në votim publik në rrjetet tona sociale (Tëitter, Instagram, Facebook)”, tha ai. Veliaj shtoi se përgjatë gjithë vitit do të ketë një sërë aktivitetesh, jo vetëm kulturore dhe artistike, por edhe të prezantimit të shumë projekteve, të cilat do të projektojnë Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

“Këtë vit planifikojmë të kemi mbi 100 aktivitete për ditëlindjen e 100-të të Tiranës Kryeqytet. Qytetet jetojnë në përjetësi dhe duam të planifikojmë jo vetëm logon e këtij viti, por edhe të projektojmë si do të jetë Tirana e 100 viteve të ardhshme”, tha Veliaj, duke shtuar se ky vit është edhe një mundësi për të promovuar edhe më shumë Tiranën dhe fuqizuar turizmin. “Do të shfrytëzojmë faktin që Tirana bën 100 vjet Kryeqytet dhe do të bëjmë një promovim të saj nëpër botë; do të kemi edhe një fushatë paralele, kryesisht në të gjitha qytetet prej nga fluturohet në Tiranë, për të punuar edhe me turizmin e llojit ‘city-break’, pra për pushime 2-3 ditore, për të cilin Tirana ka ndërtuar një reputacion të mirë”, vijoi ai.

Kryebashkiaku theksoi se pas një viti jo të lehtë, 2020 është edhe një mundësi e re. Në këtë vazhdë, Veliaj tha se me rastin e 100-vjetorit, Bashkia e Tiranës do të projektojë edhe godinën e saj të re, ku të gjitha shërbimet do të mblidhen në një godinë dhe qytetarët nuk do të duhet të humbasin më kohë.

“Do të shpallim një konkurs tjetër për Bashkinë e re të Tiranës. Duam që selinë tonë të re ta kemi në Bulevardin e Ri, sigurisht duke ruajtur selinë ceremoniale në qendër të Tiranës për pritjet dhe përcjelljet e delegacioneve të ndryshme. Ama, ndërtesa e re duam të jetë një ndërtesë që nuk ndot, që emeton 0 karbon. Duam të jemi ndërtesa e parë në Shqipëri me 0 ndotje dhe 0 emetime gazrash në qytet. Shumë njerëz nuk e dinë që Bashkia e Tiranës ka 100 zyra në qytet. Është një harxhim kohe, energjish, njerëz që duhet të shkojnë nga një vend te tjetri, ndaj duam të kemi një ndërtesë moderne për të gjithë administratën e Bashkisë”, tha ai.

Ndërtimi i godinës së re të bashkisë në Bulevardin e Ri do të orientojë edhe zhvillimin e Tiranës drejt veriut. “Tirana këto 100 vite u zhvillua nga jugu. Por, duam që në 100 vitet e tjera ta balancojmë drejt veriut, aty ku është Lumi i Tiranës dhe ku përballë kemi Kamzën. Kemi bërë projektin e lumit, Bulevardin e Ri, fillojmë tani edhe ndërtimet në Bulevardin e Ri, kryesisht hotele, banka, kompani siguracionesh; pra, do jetë një hapësirë për financë-teknologji”, theksoi Veliaj.

Logoja fituese do të shpallet brenda kësaj jave, për të nisur më pas edhe serinë e aktiviteteve festive që do të mbahen për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet. /e.s/

Next Post
Moti/Ja çfarë rreshjesh do të kemi sot

Shiu dhe i ftohti do të na shoqërojë edhe gjatë shkurtit, ja zonat ku do ketë reshje dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com