Zbardhen detaje të reja nga axhenda e parlamentit të ri që pritet të nisë mandatin 4-vjeçar ditën e shtunë. Pas zhvillimit të seancës së parë konstituive, kur edhe do zgjidhet kryetari i ri, pritet që Parlamenti të mblidhet sërish të hënën.
Burimet nga PS bëjnë me dije se do të ketë dy mbledhje të hënën.
Fillimisht, në mbeldhjen që do të mbahet paradite në orën 10.00, do të bëhet prezantimi i qeverisë dhe programit. Ndëkorhë qeveria e re pritet të votohet pasdite./a.m.