• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Kujdes grabitjet dhe udhëtimin me makinë”, si këshillohen turistët që vijnë në Shqipëri

by A R
08/09/2017 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kësaj vere, Shqipëria është promovuar pothuajse në të gjithë mediat ndërkombëtare, për bukuritë e saj, natyrën ende të virgjër dhe mikpritjen e njerëzve.

Promovime këto, që kanë sjellë rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve të huaj. Por nga ana tjetër, veç mediave ndërkombëtare të cilat kanë ftuar turistët të vizitojnë Shqipërinë duke nxjerr shpeshherë në pah, vetëm anët pozitive të vendit tonë, ministritë e Jashtme të shumë vendeve të botës, kanë një listë me këshilla për të gjithë ata që duan të vizitojnë vendin tonë.

Top Channel kreu një vëzhgim në disa prej faqeve të internetit të ministrive të Jashtme, shtetasit e të cilëve janë dhe turistët kryesor në Shqipëri. Republika Çeke, Polonia, Britania e Madhe dhe Italia kërkojnë nga qytetarët e tyre të tregojnë kujdes lidhur me grabitjet, pasi disa te tilla janë raportuar në hotele në Vlorë e Sarandë.

Një tjetër pikë të cilën të gjitha ministritë e rendisin si me problematikën, është udhëtimi me makine.

“Drejtimi i makinës mund të jetë shumë i rrezikshëm. Rrugët janë jo të mira, veçanërisht në zonat rurale. Ndriçimi i rrugëve në zonat urbane, shpesh herë fiket për shkak të ndërprerjes së energjisë. Edhe në rrugët inter-urbane, mungon ndriçimi. Shoferet shqiptarë shpesh herë mund të jenë të dhunshëm.” – shkruan “Foreign Office e Britanisë së Madhe.

Ministria e jashtme e Çekisë, i rekomandon qytetarëve të saj që të mos e kalojnë natën jashtë dhe të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në zona të thella të Shqipërisë.

Një tjetër pikë ku te gjitha shtetet janë në një zë, është shëndetësia. Ato i rekomandojnë qytetarëve të tyre që përpara udhëtimit të kenë sigurimin shëndetësor që mbulon dhe transportin me avion, pasi niveli i qendrave shëndetësore, lë për të dëshiruar.

Por pavarësisht te gjitha paralajmërimeve nga shtetet e tyre, duket se ato nuk janë marrë shumë parasysh nga turistet, çka ndoshta është dhe treguesi më i mirë për nivelin e sigurisë. Një tregues, që do të kërkonte dhe angazhimin e diplomacisë shqiptare, për të kërkuar ndryshimin e listës së “rreziqeve” qe mund t’i kanosen turistëve në vendin tonë./a.m.

Next Post
Presidenti Meta pret Ali Ahmetin: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit me rëndësi

Presidenti Meta pret Ali Ahmetin: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit me rëndësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com