• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristi Kara: Berisha të kthehet në arrest. Ai ka influencë në drejtësi

by A M
16/12/2024 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jurisi Romeo Kara ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Berisha duhet të rikthehet në arrest shtëpie.

Duke folur për raportin e Berishën me sistemin e drejtësisë, Kara vuri në dukje se ish-kryeministri ka influencë të madhe në sistemin gjyqësor.

Sipas juristit Kara, Berisha ka mbajtur peng për vite të tëra sistemin e drejtësisë përmes ndikimit të tij, ndërsa shtoi se rikthimi i ish-kryeministrit në arrest shtëpie, do t’i jepte më shumë dinjitet gjyqësorit dhe ligjit në vend.

“Berisha ka fuqi të madhe jo vetëm intimiduese, por edhe manipuluese apo cenimit të integritetit të çdo lloj procesi gjyqësor në Shqipëri. Është një faktor shumë i fortë destabiliteti. Është faktor politik nuk është se nuk është faktor politik. Ka treguar në të kaluarën që ka bërë krime nga më të paimagjinueshmet.

Asnjë lider shqiptar që nga viti 1912 nuk i ka bërë ato. Do të ishte bërë mirë që të ishte arrestuar që më parë, në mënyrë që ky proces të mos vijonte me kalvarin e lëshimit politik. Unë kam parë që kemi pasur një forcim të institucionit. Në momentin që ky institucioni u përball me këtë person, u bë institucion.

Ky person me ndikime të forta në sistemin e drejtësisë që janë përfaqësues të interesave të tyre ka mbajtur peng këtë sistem. Për këtë arsye, duke bërë protesta, pazare, shqiptarët duhet ta dijnë mirë se gjithë politika është ajo ku armiqtë e ditës kurvërojnë natën me njëri-tjetrin në pazare. Përballja tani duhet bërë institucionale.

Nëse Berisha paska fuqi të intimidojë pushtetin do vijë një ditë që do të mbushet kupa dhe shqiptarët do të përballen me Berishën. Në këtë kuptim, do të bënte mirë të kthehej aty ky ishte, t’i rikthehet dinjiteti institucioneve të drejtësisë dhe ligjit”, u shpreh Kara./rtsh.al

Next Post
Miratohen konkluzionet për Zgjerimin/ Presidenca Hungareze e Këshillit të BE: Një sukses i madh! Do t’i japë një shtysë të fortë zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Miratohen konkluzionet për Zgjerimin/ Presidenca Hungareze e Këshillit të BE: Një sukses i madh! Do t’i japë një shtysë të fortë zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In