• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantimi i KombinArt, Veliaj: Projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, me banesa shumë herë më dinjitoze

by Ardit Rada
07/07/2020 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës Kryeqytet. Gjatë prezantimit të planit për KombinArt, rindërtimin e Kombinatit, Veliaj shtoi se në këtë lagje do të ndërtohen apartamente të reja falas për të gjitha familjet e prekura, duke u shndërruar në një potencial zhvillimi për akomodimin e rreth 21 mijë banorëve. Aty do të ketë edhe 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë.

Kryebashkiaku theksoi se përmes këtij projekti do t’i jepet zgjidhje jo vetëm strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti, por edhe familjeve të tjera. “Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një “geto”. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti dhe pastaj për ta hapur ndaj tërmetit apo 25 mijë vetave që tipikisht çdo vit transferohen në Tiranë”, tha ai.

Teksa renditi edhe një sërë investimesh të tjera që po kryhen në Kombinat si projekti për ujërat e zeza, rrjetet e rrugëve etj, Veliaj theksoi se pavarësisht një minorance të zhurmshme, ky projekt do të sjellë më shumë zhvillim për zonën. “Na duhet konsensus maksimal. Sigurisht, për projekte si Pazari, si Sheshi për të cilat do ketë gjithmonë një minorancë të zhurmshme, por bashkë me deputetët, me të gjithë ata që janë aktivistë duhet të synojmë konsensus maksimal. Pavarësisht se do ketë gjithmonë njerëz kundër, ne të kemi një masë që e do progresin dhe që arrin të kuptojë që çdo metër katror në ndërtesat e reja dhe lagjet e reja, do ketë më shumë vlerë”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkaiku theksoi se pas 3 mijë kompensimeve të para, javën tjetër do të miratohen edhe 3 mijë kompensimet e dyta për familjet më dëme të lehta. “Ne kemi kaluar 3 mijë kompensimet e para për ata që janë prekur me dëmtime të lehta dhe 200 shtëpitë e para për ata që janë dëmtime të klasës DS4 dhe DS5, të cilëve do t’ua bëjmë shtëpitë individuale nga e para. Një pjesë e mirë janë në zonën e Kombinatit, sidomos ato që janë ndërtuar në kodra dhe që kanë qenë shumë më jorezistente ndaj tërmetit. Jam i lumtur që javën tjetër do të kalojmë edhe 3 mijë pagesa të tjera dhe shkojmë në 6 mijë, duke iu afruar fundit për pagesat cash”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se una do të vijojë dhe për rindërtimin e pallateve, ndërsa theksoi se ekspertët do të vendosin dhe për prishjen e godinave të dëmtuara. “Sot kemi një lajm të mirë, por për çdo lajm të mirë ka edhe një lajm që është emocionalisht i ngarkuar, sepse fakti që do të bëjmë shtëpi të reja do të thotë që disa shtëpi të vjetra do të rrëzohen. Kjo do të jetë një javë e ngarkuar emocionalisht, do të marrim vendime për rreth 49-50 ndërtesa, që sipas ekspertëve mund të prishen. Janë 49 ndërtesa që jo vetëm kanë kaluar testin e të kontraktuarve, inxhinierët që do të vendosin firmën e tyre dhe do të jenë përgjegjës para ligjit për atë vendimmarrje. Momentalisht, po kalojnë edhe filtrin e Institutit të Ndërtimit, dhe këtë javë do të fillojnë të prezantohen publikisht live në Këshillin Bashkiak, që secili të ketë garancinë maksimale, të shohë modelin 3D, të shohë analizat si kanë dalë nga goditjet e betonit. Të sigurohemi që kemi një konsensus sepse pavarësisht ngarkesës emocionale të largimit nga shtëpia e fëmijërisë apo shtëpia ku shumë njerëz kanë kujtime, po shkojmë në një hapësirë më të mirë, që ka një vlerë më të madhe financiare dhe që është shumë më dinjitoze për të ardhmen”, nënvizoi Veliaj.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

November 25, 2026
Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

November 25, 2026
Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

November 25, 2026
35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In