• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pretendimi për votuesit në Durrës, dëshmia e tyre: Kemi votuar në 21 qershor!

by
14/07/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Janë dy emra që kanë shkaktuar një stuhi politike në Durrës, duke i dhënë njëkohësisht opozitës, një ndër “provat” materiale për trukimin e rezultatit të zgjedhjeve në qytetin bregdetar. PD ka pretenduar se dy shtetas shqiptarë, të cilët figurojnë si votues në 21 qershor në garën për bashkinë e Durrësit, nuk kanë qenë fare të pranishëm në zgjedhje. Pra, është votuar në emër të tyre, por nuk kanë votuar ata vetë. Cila është e vërteta e këtij pretendimi?!

Dy personat, emrat e të cilëve kanë dalë nga kutitë e votimit të bashkisë Durrës sikur kanë votuar në 21 qershor, quhen Ermion Arapi dhe Jeton Bajrami. Ata janë banorë të lagjes 18 në Durrës dhe janë regjistruar në qendrën e votimit nr 1437, e cila është ngritur në kopshtin “Soros”. Pas një hulumtimi të thjeshtë, rezulton se që të dy personat kanë qenë në Durrës ditën e zgjedhjeve dhe kanë votuar, si shumë bashkëqytetarë të tyre. Të kontaktuar, ata shprehen të çuditur se nga kanë dalë pretendimet, për mospraninë e tyre në zgjedhje. Sepse ata vetë shprehen se atë ditë kanë qenë në Shqipëri, madje kanë votuar si mijëra bashkëqytetarë të tjerë durrsakë.

Ermion Arapi IMG_4311 IMG_4315
Ja çfarë thonë vetë protagonistët e kësaj historie! Ermion Arapi thotë se: “Dje e dëgjova këtë gjë, më morën në telefon shokë dhe miq dhe në në fillim po bënim humor. Nuk e kuptoj se si deklarojnë gjëra të tilla. Unë kam votuar bashkë me pjesën tjetër të familjes, në fund kam qenë unë me prindërit që votuam, madje kisha me vete edhe vajzën 5-vjeçare. Në qoftë se ata që pretendojnë se unë kam votuar pa qenë në Shqipëri, por nëse do të kishin kontrolluar, nuk do e kishin thënë këtë gjë. Të gjithë anëtarët e qendrës së votimit ku kam votuar, të majtë dhe të djathtë, më njohin mirë dhe më panë kur unë votova normalisht. Ja ku duket edhe shenja e bojës në gisht, e cila është rritur bashkë me thoin”.

Jeton Bajram është një tjetër votues, që sipas pretendimeve të opozitës, ka votuar pa qenë në Shqipëri në 21 qershor, thotë se: “U çudita kur mora vesh një gjë të tillë, sepse unë kam qenë këtu dhe votova normalisht. Kam votuar ditën e diel pasdite, vetëm, sespe pjesa tjetër e familjes votuan që në mëngjes. Unë jam pjesë e Fondacionit të Qendrës Kristiane në Durrës dhe një nga drejtuesit e tij. Në mëngjes kishim shërbesat tona fetare dhe ky është shkaku që nuk votova bashkë me familjen. Kjo është hera e tretë që votoj dhe më duket e pakuptimtë që ngrihet pretendimi se unë kam votuar pa qenë fare këtu. Hera e fundit që kam dalë jashtë vendit ka qenë viti 2013, më pas kam qendruar këtu vazhdimisht”.

Nga Aleks Kalemasi

Jeton Bajram pasaporta e Jetonit

 

Next Post

CAS rrëzon pretendimin e Federatës Serbe: Jeni për të ardhur keq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In