• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pretendimet për manipulim/ Celibashi: Do të verifikojmë 100% të 3 qendrat ku u votua elektronikisht

by Java News
03/07/2023 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të verifikojë 100% të 3 qendrat ku u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale të 14 majit, përkatësisht në Elbasan, në Kamëz dhe në Vorë. Kështu deklaroi krykomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ku theksoi se ligji thotë se mund të verifikohet deri në 10%, por nuk të ndalon që ta bësh edhe 100%.

Sipas Celibashit është rasti që të bëhet 100% në mënyrë që të hiqet çdo lloj dyshimi që ka opozita e Sali Berishës, në lidhje me procesin e votimit elektronik. Celibashi nuk tha një datë të caktuar, por pohoi se verfikimi do të bëhet brenda këtij viti.

”Ne do të synojmë që të bëjmë verifikimin e 100% të qendrave të votimit në zonat ku është votuar elektronikisht. Dhe në Elbasan dhe në Kamëz dhe në Vorë. Kjo do të bëhet pasi të mbyllet procesi i votimit. Ligji thotë deri në 10% por nuk të ndalon që ta bësh edhe me 100%.

Është rasti ta bëjmë 100% që të heqim çdo lloj dyshimi. Nëse ka dikush pretendime edhe 000.1% mbi saktësinë e pajisjes që votimit elektronik për mua nuk ka pse të përdoret. Është pa logjikë dhe pas sens, jam i bindur 100% se nuk ka asnjë lloj problemi dhe është siguria 100% mbi integritetin e votës. Nuk e them dot se në cilën datë, por ndoshta fundi i këtij viti.

Ky proces do ë jetë transparent në praninë e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile. Nëse do të ketë deformim më të vogël, sikur edhe në votë digjitale të ishte më shumë ose më pak se votat që gjendet në kuti do të duhet të verifikohen. Është një shkak për të ri konsideruar dhe rivlerësuar sistemin e votimin elektronik.

Ne përdorim një pajisje e cila është dizajnuar sipas kërkesave të partive politike shqiptare. Është pajisja shqiptare sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë për tu dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve që kanë”, – tha Celibashi.

Pas humbjes drastike në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha e gjeti fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, kishte dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive për të ndryshuar rezultatin.

/f.stafa

Next Post
Heq paralele me drejtësinë/ Majko me histori nga fëmijëria: Këtu mban era nevojtore! Duhet të tringëllojnë prangat te politika, ndryshe…!

“Nuk ndihem mirë kur shoh të majtë në burg”, Majko krerëve të drejtësisë: Vetëm ne po e shkelin ligjin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In