• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë po funksionon

by Mero Baze
17/10/2022 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse doni të shikoni kurajën e drejtësisë së re përballë politikës, mund të shikoni gjyqin ndaj deputetit Ervin Salianji. Deputeti në fjalë është akuzuar se është i përfshirë në një proces të fabrikimit të një ngjarje që inkriminonte vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj, me një personazh të stisur me nofkën “Babale”. Vepra penale ka të bëjë me shpifje të qëllimshme për arsye politike dhe Prokuroria ka dhënë një pretencë bazuar mbi Kodin Penal.

Nuk jam i prirur ta shpall automatikisht fajtor deputetin, edhe pse duket haptazi që është përfshirë në atë skenar politikisht. Kjo është detyrë e Gjykatës. Gjykata për të paktën katër herë radhazi ka shtyrë aktin e dhënies së vendimit për të, pasi Sali Berisha në kulmin e ndarjes brenda partisë, kërcënoi gjykatën se do të përballej me protestën e demokratëve, nëse ndëshkohej deputeti në fjalë.

Ky hakërrim i Berishës vinte pas përpjekjeve të tij për të joshur deputetin në fjalë, të cilin gjashtë muaj më pare, në kulmin e luftës me të, e kishte akuzuar po vet për aferën “Babalja”. Nëse Salianji do kishte qëndruar besnik me Bashën, tani gjyqi do kishte mbaruar dhe ai do ishte dënuar. Fakti që ai shkoi nga Berisha, për të marrë mbështetjen e tij funksionoi dhe ne jemi dëshmitarë të një drejtësie karikaturë, përballë presionit të Sali Berishës.

Mjaftoi kaq dhe drejtësia nuk hedh më asnjë hap në marrjen e një vendimi. Njësoj si në gjyqin e 21 janarit, salla mbushet plot për plot me deputetë, siç mbushej dikur me gardistë, dhe gjyqtarët nuk guxojnë të hyjnë as në sallë.

Ky është një bilanc i turpshëm i drejtësisë së re. Është e njëjta situatë dhe me gjyqin rreth legjitimitetit të Partisë Demokratike, të cilin gjykata e shtyn pa fund, sikur do shpikë ndonjë ligj të ri dhe jo sikur do lexojë ligjin dhe aktet e uzurpimit të partisë.

Mjafton presioni politik mbi të dhe ata nuk guxojnë të shkojnë as në sallë. Në këtë mënyrë drejtësia po bëhet palë dhe për deformimin e demokracisë në Shqipëri.

Do të mjaftonin këta dy shembuj, që shpresat e shqiptarëve për drejtësinë e re të shuhen, sidomos kur thuhet se Meta/Metaj ka 5 dosje në SPAK apo Berisha ka dosjen e djalit e vajzës. Ky është një bilanc i turpshëm, dhe është haptazi bazuar mbi presionin politik mbi drejtësinë.

Të vetmet ndëshkime politike deri më sot janë dhënë mbi ministra dhe deputetë socialistë, për shkak të kulturës politike të shumicës për të mos bërë presion publik mbi drejtësinë. Nëse Edi Rama do të vepronte njësoj si Sali Berisha, të jeni të sigurtë që as shoferët e ministrave nuk do të dënoheshin dhe jo më ministrat dhe deputetët e tij.

Të vetmit që bien në duart e drejtësisë tani janë ose pjesëtarë të shumicës, ose ndonjë personazh i pambështetur nga askush, për të cilin gjyqtarët sigurohen se nuk do të ketë reaksion.

Këtu ka luajtur rol të keq dhe presioni ndërkombëtar, i cili shpesh i kompleksuar po nga Berisha, bën sikur kërkon fajtorë nga të dy anët në drejtësi, a thua se drejtësia duhet të ndjekë palët politike dhe jo veprat penale.

Drejtësia duhet të merret me atë që bën krime, nuk ka rëndësi nëse është i pushtetit apo opozitës. Nëse ka 10 kriminelë në një anë, të dënohen të dhjetë ata, nuk duhen pritur të gjenden dhe dhjetë të tjerë në anën tjetër që të balancohet. Balanca e vetme e drejtësisë është ndëshkimi, jo përfaqësimi politik i krimit.

Në këto kushte fiton banditizmi i asaj pjese të politikës që mbijeton duke i bërë presion drejtësisë dhe ja del.

Shikoni si sillen me gjyqin ndaj Salianjit dhe gjyqin ndaj legjitimitetit të PD, duke i shtyrë në pafundësi, për të kuptuar se si funksionin presioni i Sali Berishës mbi drejtësinë shqiptare. Dhe prisni pastaj që ata të merren e Sali Berishën dhe Ilir Metën, kur nuk merren dot as me sekretarët e tyre.

Next Post
Spiunët nën ‘apel’, dhe lehtësia e përdorimit nga shërbimet sekrete të huaja

Spiunët nën ‘apel’, dhe lehtësia e përdorimit nga shërbimet sekrete të huaja

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Po qartësohemi krejt. Pra pas vetingut po shohim se jo të gjithë ata që e kaluan atë kanë të paqtë me ligjin. Thjesht ishin më të mënçëm në vjedhje dhe deklarim pasurie.
    Është brezi më i korruptuar i gjyqtarëve të një epoke të tërë të drejtësisë shqiptare.
    Këta njerës nëse kanë mbushur moshën qoftë dhe 60 vjeç duhet të dalin në pension parakohe.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In