Kryeministri Rama ka reaguar per rastin e 15 vjeçares nga Fushe Kruja e cila u nis me urgjence per ne spitalet turke pasi ishte ne gjendje kritike per jeten.
Me anë të një postim ne rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se te gjitha shpenzimet per kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.
Rama shkruan se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.
Më tej kreu i qeverisë shkruan se presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje.
“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15-vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.
Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.
Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.
Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri🙏“, shkruan Rama.
g.kosovari











