Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga do bëjë punën e saj. Këtë javë ajo pritet ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, thonë burime të Gazetës Express. Shefja e Shtetit po përpiqet ta zgjidh situatën e krijuar në Parlamentin e Kosovës mes Qeverisë dhe Opozitës, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese një interpretim për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes dy kryeministrave.
Ndërsa Opozita është e bindur se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta, dhe për këtë ka bllokuar fizikisht Parlamentin e Kosovës, Qeveria kosovare mban qëndrim krejt të kundërt.