Presidentja e Kosovës nesër në Tiranë, zbardhet axhenda
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Jahjaga do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.
Gjithashtu, Jahjaga do t’u drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Më tej gjatë qëndrimit të saj, presidentja kosovare do të vizitojë edhe qytetin e Shkodrës dhe Beratin.