• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentja e Bundestagut pret Nikollën: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, BE të veprojë! Keni mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë

by Java News
31/05/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin. Paraditen e sotme Kryetarja Nikolla u prit nga Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas.

Presidentja Bas dhe Kryetarja Nikolla diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik. I tillë është edhe bashkëpunimi intensiv midis Kuvendit dhe Bundestagut.

“Ju shpreh mirënjohjen për kontributin e Bundestagut në mbështetjen e reformave për zhvillimin ekonomik, avancimin dhe thellimin e reformave demokratizuese e integruese, në veçanti reformës në drejtësi, si edhe monitorimin me ekspertë gjermanë të procesit të Vetting-ut. Kontributi i Gjermanisë përmes granteve, kredive të buta dhe asistencës teknike në sektorët e energjisë, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mjedisit, arsimit profesional etj., është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Ne e vlerësojmë shumë lart angazhimin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë drejt BE-së, si një nxitëse e përkrahëse e fortë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi të bindur që kjo mbështetje do të vazhdojë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Presidencës Franceze të BE-së. Qasja e zgjerimit e mbështetur në merita, si për vendet aspirante, ashtu edhe për vendet anëtare, duhet të ndajë problemet dypalëshe nga korniza e negociatave me BE-në.”, u shpreh Nikolla.

Nikolla e njohu Presidenten Bas me arritjet e Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve të Këshillit Evropian dhe të Bundestagut, duke u përqendruar në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, mbrojtjes e respektimit të të drejtave themelore të njeriut e të pakicave, reformën e administratës publike etj.

“Bashkimi me familjen evropiane është një dëshirë mbarëpopullore. Është e rëndësishme që BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë që procesi i integrimit të përshpejtohet për të shmangur influencat joperëndimore dhe jodemokratike në rajon. Me kthimin e opozitës në Kuvend veprimtaria parlamentare është normalizuar. Unë po bëj çmos që opozita të ketë hapësirat, rolin dhe zërin e saj në Kuvend sepse opozita e fortë është premisë për një qeverisje të shëndetshme, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit parlamentar.”, theksoi Nikolla.

Kryetarja Lindita Nikolla nënvizoi se Shqipëria vazhdon të kontribuojë si një motor dhe udhëheqëse e bashkëpunimit rajonal. Si një pjesëmarrëse dhe përfituese aktive e Procesit të Berlinit, Shqipëria vlerëson se ky proces duhet të fuqizohet dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fuqizohet e zgjerohet. Nisma e “Ballkanit të Hapur”, si një bashkëpunim mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, RMV dhe Serbisë, synon të implementojë sa më shpejt katër liritë themelore të BE-së dhe të plotësojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në kuadrin e iniciativave rajonale.

Shqipëria mbështet fuqimisht rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, BE dhe SHBA. Nikolla vlerësoi përpjekjet e të dërguarve të posaçëm të BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke u ndalur në agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ky agresion po sfidon arkitekturën evropiane të sigurisë, rendin global, stabilitetin e sigurinë rajonale, bashkëjetesën ndëretnike, reformat demokratike dhe kohezioni social edhe në vendet e rajonit. Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria vazhdon të lobojë për të siguruar mbështetjen sa më të gjerë për Ukrainën dhe mbështetpropozimin gjerman për krijimin e një Aleance Globale të Sigurisë Ushqimore, për të trajtuar krizën globale të ushqimit. Shqipëria mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Varshavë dhe ishtemidis 38 shteteve që referuan krimet në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.”

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidenten Bas edhe për mbështetjen e rëndësishme financiare të Gjermanisë për procesin e rindërtimit për kapërcimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe në përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas falënderoi Kryetaren Nikolla për vizitën dhe vlerësoi lidershipin e saj në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

“Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet për procesin e integrimit dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet menjëherë. Keni mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Gjermanisë, Bundestsgut dhe timen. Kur një vend i kryen detyrat, është detyra e BE-së të marrë menjëherë vendimin për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. Ju po vijoni me avancimin e reformave dhe qeverisjen e mirë  dhe Bundestagu ju inkurajon të vazhdoni kështu. Bundestagu është gati të ndihmojë Kuvendin me ekspertizë për rritjen e transparencës, llogaridhënies, mbikqyrjes parlamentare, funksionimit të komisioneve hetimore dhe modernizimit të shërbimeve parlamentare”

Nikolla e ftoi Presidenten Bärbel Bas për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidentja Bas e pranoi me kënaqësi ftesën dhe premtoi se do të vijë sa më shpejt në Shqipëri./m.j

Next Post

Meta+Berisha, nuk janë = pushtet

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    SHqipria me fjale boshe i ka plotsuar kushtet ktu e 10 vjet me pare te pakten,pore ne fakt ka edhe pake pune te luftoje korrupsioni galopant.Ne kyte korupsionn eshte e perfshire e gjithe qeveria e edvin e te gjirtha istituconet e shtetit.Plus krimi i organizuar qe drejtohet po nga shume qeveritare e punojss te rangut te larte te policise.BE eshte e gatshme te hape negociatat me vendin tone,sapo te rregullojne edhe kto 2 gjera te vogla qe permendem me siper,korrupsionin e krimin e organizuar.Qe te eleminohen kto qe permendem me siper duhet te pakten edhe nji 10 vjecare,pa te keqen e probleme ve te tjera qe lindi cdo dite.Eshte e veshtire ne vendin tone te rregullohen problemet e me siperme,deri sa nuke funksionon drejtesia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja, kamioni doli nga rruga…

E FUNDIT/ Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën drejtuesi dhe mësuesja! Plagoset rëndë infermierja, kamioni doli nga rruga…

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In