• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentin Trump nuk e mbështet as e shoqja për çështjen LeBron James

by Java News
05/08/2018 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka dalë në mbështetje të yllit të basketbollit amerikan, LeBron James, vetëm pak orë pasi bashkëshorti i saj, presidenti Donald Trump shkroi në “Twitter” disa fjalë ofenduese ndaj tij.

James kishte thënë gjatë një interviste se, Trump po tregohej përçarës dhe po nxiste racizmin. Në kundërpërgjigje të tij, Trump hodhi dyshime mbi “zgjuarsinë” e James, teksa tha se deklarata e tij nuk e bënte yllin e NBA-së të dukej “i zgjuar”.

Gjithsesi, zëdhënësja e Trumpit deklaroi se James “ka punuar për gjëra të mira”, kur përmendi hapjen e një shkolle në vendlindjen e tij, Ohio. Ajo tha se Trump dëshironte “të kishte një dialog të hapur mbi problemet me të cilat përballen fëmijët”.

Më herët gjatë javës, James ishte shprehur gjatë një interviste me Don Lemonin e CNN-it se, sporti i kishte ofruar atij mundësinë të takonte njerëz të formimeve dhe racave të ndryshme.

 

“Sporti nuk ka qenë kurrë diçka që përçan njerëzit, përkundrazi, gjithmonë ka qenë diçka e mirë që i bashkon njerëzit”, tha “The King”.

“Ai (Trump) po na përçan dhe ajo që kam vërejtur gjatë muajve të fundit është se, ai po shfrytëzon sportin për të na përçarë, edhe pse nuk arrij ta kuptoj lidhjen mes këtyre, sepse unë di që për shkak të sportit jam rrethuar për herë të parë edhe me njerëz të bardhë”, shtoi më tej James.

Ai argumentoi gjithashtu se veprimet e Trumpit po inkurajonin racistët, kur tha se “mendoj se racizmi ka qenë dhe është gjithnjë i pranishëm. Por, mendoj se presidenti në detyrë po inkurajon njerëzit që ta shfaqin hapur në fytyrë atë”.

Të shtunën, presidenti i SHBA iu përgjigj përmes “Tëitter”-it, duke shkruar se “LeBron James ishte intervistuar nga njeriu më i trashë i televizionit, Don Lemon. Ai u përpoq ta tregonte LeBronin si një njeri të zgjuar, por kjo nuk është edhe aq e lehtë”.

Në fund, Trump tregoi se preferonte më shumë legjendën e NBA-së, Michael Jordan, sesa yllin e ri të Los Angeles Lakers. Me këtë deklaratë, ai u fut në debatin prej një kohe të gjatë se, cili mes Jordanit dhe Jamesit është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Gjithsesi, vet Jordan shprehu mbështetjen e tij për James. Ai iu tha medieve përmes zëdhënësit të tij se, “mbështet LeBronin, pasi po bën një punë të jashtëzakonshme për komunitetin e tij”.

Reagimi i Melanias, që bie ndesh me qëndrimin e presidentit Trump, nuk është i pari brenda familjes presidenciale të Amerikës, pasi edhe e bija e Trumpit, Ivanka doli kundër të atit kur tha se media nuk ishte armiku i popullit amerikan, siç e ka cilësuar shpesh kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë sulmeve të parreshtura ndaj medies dhe lajmeve të rreme që përcjellin ato. TCh

 

Next Post
Eliminim burokracive edhe në arsim

Opozita denoncon arsimin: 133 mijë nxënës e studentë braktisën bankat e shkollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In