• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentin, nuk mund ta propozojë dhe zgjedhë një parti e shpartalluar

by Artur Ajazi
16/05/2022 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Shumë teori “konspirative” dhe shumë emra po dalin lidhur me emrin dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Disa thonë “nuk duhet të jetë si Meta” disa “nuk duhet të jetë nga socialistët”, apo “nuk duhet të jetë vasali i kryeministrit Rama”etj…. Pra si çdo gjë tjetër që bëjmë ne shqiptarët (ku në çdo gjë na duhet ndihma e ndërkombëtarëve) duket se edhe në zgjedhjen e kreut të shtetit do të na duhet një shtysë nga jashtë. Takimet e Taulant Ballës me Alibeajn, apo Idrizin e Mediun, nuk kanë dhënë rezultatin e duhur, dhe nuk pritej asgjë në fakt. Nga ana e tij edhe kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha, ka nisur një fushatë selektimesh, shpifjesh, dhe aludimesh (pas rezolutës për Sebrenicën në Parlament -sa qesharake kur e mendon) mbi kreun e ri të shtetit. Ai shprehet se “nuk do të jetë “hiç” dakort me emrin e Ramës, po ashtu edhe me emrin e propozuar nga PS”, ndaj thotë “duhet që ti lihet opozitës në dorë emri dhe votimi i tij”. Por si mund ti lihet në dorë emri, dhe votimi i tij, një partie të shpartalluar, që nuk po arrin të ribashkohet, dhe nuk po arrin të unifikohen mes tyre. Si mund ti lihet në dorë fati i kreut të ri të shtetit, një grupimi që drejtohet nga Sali Berisha, njeriu “non-grata” që nuk ka shanse veç disa mbështetësve të tij, të takohet me ndonjë ambasador perëndimor këtej e tutje. Zgjedhja e kreut të ri të shtetit, duhet të vijë natyrshëm përmes takimeve frytdhënëse me partitë politike (dhe jo grupimet e damkosura), dalja e emrit të tij, duhet të vijë pas konsultimeve mes tyre, duke zbatuar ligjin dhe kriteret e vendosura. Nuk mund të dalë kurrë një emër nga politika, pasi edhe 4 vite të tjera vendi duhet të vuante nga telashet dhe sherret mes palëve politike. Nuk mund të vijë kurrë ky emër, nga “Rithemelimi”, grupimi më absurd, që ka rrënuar Partinë Demokratike dhe ka gjasa të rrezikojë rendin dhe qetësinë e vendit nga paralajmërimet e kreut të tij Berisha. Zgjedhja e kreut të ri të shtetit, është një moment solemn, dhe ndikon direkt në stabilitetin dhe dinjitetin e vendit, si dhe marrëdhëniet e politikës me faktorin ndërkombëtar. Një emër nga shoqëria civile apo rrethet akademike, do të ishte një gjetje e duhur, një proces që do ti bënte nderin e madh, vendit në situatën ku ndodhemi. Pavarsisht kompetencave të pakta që ka sot kreu i shtetit, posti i tij mbetet simboli më domethënës i njeriut që duhet të sigurojë bashkëjetesën dhe harmoninë në politikë, dhe më gjërë. Një emër nga politika opozitariste(nga “Rithemelimi” kurrën e kurrës) do të ishte e papranueshme, dhe shqiptarët nuk do t’ja falnin kurrë kësaj shumice qeverisëse. Një president nga Partia Demokratike, e kemi provuar, dhe themi edhe sot e kësaj dite “mos ardhtë kurrë ajo kohë”, ndaj mendoj se Sali Berisha, (apo dhe Alibeaj) nuk ka sot as moralin dhe as mundësinë të ndikojë jo vetëm në “përzgjedhjen e emrit, apo dhe dominimin e votimit të tij në Parlament”, por edhe të pretendojë se mund të bllokojë procesin e zgjedhjes së tij.
Next Post
FOTO/ Po zien rrjeti! E komentuar për ngjashmërinë me Bora Zemanin, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ flirton me aktorin Veshaj

FOTO/ Po zien rrjeti! E komentuar për ngjashmërinë me Bora Zemanin, ish-konkurrentja e 'Përputhen' flirton me aktorin Veshaj

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Figura e presidentit duhet te jete jo politike dhe diemos akademike.Presidentet politik vec pengesa i kane sjelle demokracise ,perjashtohet zoti Mousiu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In