Xi Jinping mbërriti në Hong Kong, në vizitën e parë si president i Kinës, me rastin e 20-vjetorit të dorëzimit të këtij qyteti shtetit kinez nga Britania e Madhe.
Hong Kongu ka qenë koloni britanike që prej vitit 1841. Xi Jinping, për të cilin është vizita e parë që prej betimit të tij si president në vitin 2013, mbërriti në orën 04:00 GMT në aeroportin ”Chek Lap Kok” me bashkëshorten, Peng Liyuan.
“Pas nëntë viteve ndodhem sërish në tokën e Hong Kongut”, theksoi presidenti në një fjalim të shkurtër.
“Jam shumë i lumtur. Hong Kongu ka gjithmonë një vend në zemrën time”, shtoi ai. Kjo vizitë triditore zhvillohet nën masa të larta sigurie. (b.an)