• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Vuçiç: Radojiçiç nuk është vrasësi i Ivanoviçit

by Java News
27/11/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shpalljes në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, vjen reagimi nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit ka mohuar kategorikisht faktin se pas kësaj ngjarje mund të fshihet Radojiçiç. Presidenti serb tha se Serbia ka shumë njohuri për vrasjen e Ivanoviçit.

“Sot në Beograd është marrë në pyetje Milan Radojiçiç, personi që ditën e dytë (të vrasjes së Ivanoviqit) është akuzuar nga të gjithë politikanët dhe mediat, ku disa kanë konstatuar se ai ishte ‘vrasësi i sigurt’. Kemi kërkuar gëzhojat për të përcaktuar nëse është bërë nga një armë automatike nga ndonjë vend fqinj e vitit 1992. Nuk na i kanë dhënë kurrë. Nëse edhe pesë ditë më vonë do të na i jepnin do të mund të bënim diçka. Nuk na i dhanë kurrë. Ata tashmë deshën ta vrasin (Radojiçiqin). Pse e thashë këtë? E para, është shantazhuar një tjetër njeri, një anëtar i klanit të drogës i arrestuar në Kosovë sipas flet-arrestit të Malit të Zi, që të mund ta akuzojnë Beogradin. Meqë ai nuk mund ta thoshte këtë, ata erdhën këtu”, -tha Vuçiç.

Mes të tjerash ai tha se shqiptarët janë të gatshëm që ta paguajnë me çdo çmim përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.

“Dhe, a jemi ne? Unë ju pyes se çfarë do të bëjmë, nëse vjen te ndonjë konflikt? Kjo është arsyeja pse tërë kohën kamë folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi. E doja një vend më të fortë, jo një vend ku ne mund të kërkojmë vetëm formalisht pavarësinë. Ata duhej të reagonin në 10 për qind (taksën doganore ndaj mallrave serbe), por nuk reaguan. A është zgjidhje të themi se për këtë arsye nuk duam të hyjmë në BE? Nuk është. Shqiptarët kanë gjithë mbështetjen e tyre. Ata po sillen sipas dëshirës së tyre, sot shpallin krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’”. Nuk është zgjidhje që unë tashmë të paralajmëroj krijimin e ‘Serbisë së Madhe”. Kjo nuk është mençuri. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të punojnë në përmirësimin e ekonomisë dhe të gjitha sferave të tjera”, tha Vuçiç.

ma.me

Next Post
E konfirmojnë meteorologët: Ja zonat ku priten reshje bore nesër

Tirana zgjohet me shi, shtrëngata edhe në Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com