• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump përballë Iranit, demagogji apo modeli Kore

by Java News
24/07/2018 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk është “aspak” i shqetësuar se mesazhi i tij i së dielës me kërcënime për Iranin do të provokojë qeverinë iraniane.

Presidenti iu përgjigj një gazetari në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për mesazhin e tij në Tëitter i shkruar i gjithi me gërma të mëdha, ku ai paralajmëronte ashpër presidentin iranian, Hassan Rouhani që të “mos kërcënonte kurrë Shtetet e Bashkuara” ose përndryshe Republika Islamike do të vuante pasoja historike.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha se kishte folur me zotin Trump “gjatë ditëve të fundit” dhe presidenti “i kishte thënë se nëse Irani bën diçka të keqe, do të paguajë një çmim që nuk e ka paguar kurrë ndonjëherë më parë”.

“Ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga shumë lajme të këqija që e rrethojnë. Ishte disi e ekzagjeruar, por nuk më habiti”, tha Barbara Slavin, drejtore e nismës “E ardhmja e Iranit” në Këshillin e Atlantikut. Irani e shpërfilli mesazhin e zotit Trump. Ministri i Jashtëm, në një postim të vetin po në Tiëtter, shkruante “Nuk na bën përshtypje”.

Zoti Trump duket se iu përgjigj zotit Rouhani, i ciloi e paralajmëronte “të mos luante me bishtin e luanit se do të pendohej”.

Si presidenti Trump ashtu dhe presidenti Rouhani duket se përballen me presion nga brenda lidhur me politikat e tyre të jashtme. Zoti Rouhani përballet edhe me pakënaqësi të brendshme ekonomike.

Disa analistë po shtrojnë pyetjen nëse dy presidentët po angazhohen në retorikë të ashpër thjesht për të siguruar mbështetje të brendshme, apo nëse zoti Trump po përdor modelin që vuri në zbatim me Korenë e Veriut, duke intensifikuar tensionet me retorikë të ashpër që pastaj justifikon uljen në tryezën e negociatave.

Megjithatë disa shqetësohen se zoti Trump mund të ketë ndërmend të eliminojë me forcë kërcënimin nga Irani.(voa)

Next Post
Ulje rekord/ Borxhi publik bie në 66.8% nga 70% që ishte në 2016, buxheti me sufiçit

Rënia e euros, ndikon që të ulet edhe borxhi publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In