• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rënia e euros, ndikon që të ulet edhe borxhi publik

by Java News
24/07/2018 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia e euros ndaj lekut ka dëmtuar të ardhurat që qeveria mbledh në buxhet, por ajo ka sjellë një përfitim shumë më të madh për financat e shtetit: uljen e borxhit publik.

Në fund të vitit të kaluar, borxhi publik i Shqipërisë ishte 1 mijë e 88 miliardë lekë ose sa 69.9% e prodhimit kombëtar. Por, gati gjysma e kësaj shifre ishte borxh i jashtëm, pjesën dërrmuese të të cilit qeveria e ka marrë në monedhën euro në formën e kredive ose përmes eurobondeve të emetuara në tregjet ndërkombëtare.

Por, krahasuar me fundin e vitit 2017, euro është zhvlerësuar me rreth 6% ndaj lekut, duke zbritur nga 134 lekë që ishte në rreth 125.8 lekë aktualisht. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kjo rënie e ndjeshme e euros ka ulur borxhin publik të Shqipërisë me 1.5 deri në 2% të Prodhimit Kombëtar.

Por, si e lehtëson rënia e euros borxhin e shtetit? Qeveria i mbledh të ardhurat nga taksat në lekë. Rrjedhimisht, për të shlyer borxhet që ka marrë në euro ajo tani duhet të shpenzojë më pak para’. Ky është mekanizmi i parë.

Mekanizmi i dytë është ulja e peshës së borxhit në ekonomi. Kjo pasi 3.8 miliardë eurot që qeveria ka marrë borxh nga jashtë tashmë kanë një vlerë më të ulët në lekë dhe rrjedhimisht në prodhimin kombëtar.

Pavarësisht se ka ulur të ardhurat nga taksat, zhvlerësimi i ndjeshëm i euros ndaj lekut është një frymëmarrje goxha e madhe për financat e shtetit. Por kjo është një ulje e paqëndrueshme. Në rast se euro do të forcohej, atëherë efekti në borxhin publik do të ishte i kundërt. Ndaj, FMN-ja dhe Komisioni Europian i kanë kërkuar qeverisë që të vazhdojë uljen e borxhit të lartë publik derisa barra e detyrimeve publike të bjerë në nivele që nuk e rrezikojnë ekonominë. Top Channel

Next Post
Debati për Magjistraturën/ Drejtori Sadushi: Faji qëndron te sistemi i drejtësisë dhe jo tek shkolla

Debati për Magjistraturën/ Drejtori Sadushi: Faji qëndron te sistemi i drejtësisë dhe jo tek shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime -

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime –

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com