Republikani Donald Trump bëhet sot presidenti i 45-të i SHBA-së pasi ka bërë betimin mbi biblën para Kapitolit në Uashington.
Pak më herët, zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence bëri betimin gjithashtu.
Pjesë nga fjalimi i Trump pas betimit:
Ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë, jo vetëm sepse po transferojmë pushtetit nga një parti te tjetra, por se pse po transferojmë pushtetin nga Uashington DC tek ju, populli.
Këto ndryshime që kanë nisur do të vazhdojnë. Kjo është dita juaj. SHBA është vendi juaj. Ajo që ka më shumë rëndësi nuk do të thotë se cila parti e drejton qeverinë, por nëse qeveria kontrollohet nga populli. 20 janari 2017 do të kujtohet si dita kur populli u bë drejtues i këtij kombi sërish. Keni ardhur sot miliona për t’u bërë pjesë e një lëvizje historike që bota nuk e ka parë kurrë ë parë. Në qendër të kësaj lëvizje, është një bindje e thellë për të mirën e të gjithë. Amerikanët kërkojnë shkolla më të mira për fëmijët, vende më të sigurta. Këto janë të drejta kryesore. Por në fakt realiteti është ndryshe për familje, nëna e fëmijë që jetojnë në zona të largëta. Jetojnë në varfëri. Mijëra fabrika janë të mbyllura. Por kjo do të ndalojë këtu, dhe ndalon tani.
Ne jemi një komb, dhe dhimbja e tyre është edhe jona, ëndrra e tyre është edhe jona, edhe suksesi i tyre do të jetë i yni. Ne ndajmë të njëjtën shtëpi, dhe kemi një destinacion të përbashkët. Betimi që bëj sot është për të gjithë amerikanët. Kemi pasuruar industritë dhe ushtritë e vendeve të tjera në kurriz të vendit tonë, kemi mbrojtur kufijtë e vendeve të tjera, duke refuzuar të mbrojmë kufijtë tonë, kemi shpenzuar miliardë për vende të tjera, ndërsa infrastruktura jonë ka rënë. Pasuria dhe besimi i vendit tonë është larguar. Fabrikat e mbyllura janë larguar nga vendi ynë, pa menduar për miliona amerikanë që kanë lënë pa mundësi. Pasuria e familjeve amerikane, është vjedhur, dhe është shpërndarë në të gjithë botën. Por kjo është e kaluara, tani do të shohim vetëm të ardhmen.
Kam një mesazh për të gjitha kryeqytetet e botës, nga kjo ditë do të nisë një vizion i ri në qeverisjen tonë. Ne jemi mbledhur sot këtu, duke vendosur një dekret të ri që do të dëgjohet këtu. Një vizion i ri do të qeverisë tokën tonë. nga kjo ditë, do të jetë vetëm Amerika e para. Ccdo vendim mbi taksat, emigrimin, çështjet e jashtme, do të bëhen në mënyrë të tillë që të përfitojnë punonjësit amerikanë dhe familjet amerikane. Mbrojtja do të çojë në prosperitet dhe forcë. Unë do të luftoj për ju me çdo forcë dhe nuk do t’ju zhgënjej kurrë.
Do të kërkojmë miqësi me të gjitha kombet, por me mirëkuptimin se është e drejta e gjithë kombeve që të vendosin interesat e tyre në fillim. Nuk do të imponojmë interesat tonë, po do të jemi si një shembull për të gjithë. Do të forcojmë aleancat, do të krijojmë të reja, do të shkatërrojmë nga faqja e tokës terrorizmin islamik. Në themelet e politikës tonë do të jetë besnikëria ndaj SHBA, përmes kësaj do të zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit.
Nuk do të ankohemi kurrë. Koha për fjalime të kota ka mbaruar. Tani vjen koha e veprave. Nuk dua të dëgjoj asnjë që thotë: Kjo s’mund të bëhet. Nuk do të dështojmë!
***
Ka qenë fiks ora 18:00 kur Donald Trump i është drejtuar podiumit për të bërë betimin para Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Presidenti i 45 i SHBA-ve ka ngritur dorën e djathtë dhe ka përsëritur betimin.
“Do të marr detyrën e presidentit të SHBA dhe do të jap më të mirën nga vetja ime për këtë detyrë që do të mbështes dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – tha Trump ndërsa u përqafua më familjarët e tij.
Senatori Roy Blunt ka hapur ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45 të SHBA-ve.
“Miliona njerëz në botë po na shohin në këto momente. Historia e Capitol Hill ka nisur me George Ëashington. Ai besonte se inaugrimi i presidentit të dytë do të ishte më i rëndësishëm sesa i të parit. Shumë mendojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të rëndësishme” – tha Blunt.
Ndërkohë, i pari që pritet të betohet është zv.presidenti Mike. Mësohet se për betimin e Donald Trump pritet të përdoret Bibla e Abraham Lincolnit, por edhe një tjetër Bibël që Trump e ka ruajtur që nga fëmijëria e tij.
***
Gjithçka fillon sot, Donald Trump pasues i Barack Obamës
Donald J. Trump nisi sot ritualin e ceremonisë së inagurimit që pritet të kulmojë me momentin e betimit në shkallët e Kapitolit, në zemër të Uashingtonit, për të pasuar Barack Obamën si presidenti i 45-të i SHBA-së, në përfundim të një fushate kundër-elitave që ktheu përmbys botën mbarë.
“Gjithçka nis sot!”, nisi manjati i pasurive të patundshme që mëngjesin e sotëm në “Twitter”.
“Lëvizja po nis, puna nis sot!”.
Në moshën 70 vjeçare, pa më të voglën eksperiencë politike, diplomatike apo ushtarake, miliaderi po bëhet gati të marrë frerët e fuqisë së parë botërore nën vështrimin e shqetësuar të aleatëve të SHBA-së, të zhgënjyer nga deklaratat gjëmuese, shpeshherë kontradiktore.
– Imazhi im i vërtetë –
Pas periudhës së fushatës (17 mujore) dhe asaj të tranzicionit (dy muaj e gjysmë) shohim të vijë ai i ushtrimit të detyrës (katër vjeçare) për ish-manjatin karizmatik të reality show-it në televizion që premtoi se “se do t’i kthente madhështinë e dikurshme Amerikës”, por që po përballet me një shtet të përçarë, ndërsa mënyra dhe deklaratat e tij të qëllimshme dhe provokuese janë krijuar ndasi. Ai fitoi 63 milionë vota kundrejt 65,8 milionë për Hillary Clinton, gjithashtu humbëse në sistemin zgjedhor jo të drejtëpërdrejtë.
“Ne do të bashkojmë vendin tonë”, premtoi ai një ditë më parë. “Jepini një mundësi babait tim, u shpreh vajza e tij, Ivanka Trump.
Protesta të dhunshme u zhvilluan dje në mbrëmje në mbrëmje në Nju Jork dhe mëngjesin e sotëm në Manila përpara ambasadës amerikane. Disa manifestime të tjera janë parashikuar të shënohen sot në Pragë, Bruksel, Berlin apo Londër.
-Amerika e përçarë-
Ekipi i tij njoftoi për fillimin e javës së ardhshme një seri dekretesh që synojnë të çbëjë një pjesë të strategjisë së pasardhësit të tij demokrate (klimën, imigracionin.. ) duke përfshirë të tijin. Ai pritet të nënshkruajë disa prej tyre pas ditës së sotme.
Detyra njoftohet të jetë e vështirë për autorin e best-seller “The Art of the Deal”, që premtoi me një kuptim të formulës që magjepsi mbështetësit e tij dhe alarmoi kritikët e tij, se do të jetë “krijuesi më i madh i vendeve të punës që Zoti ka krijuar ndonjëherë”.
Fitorja e kampit të tij ishte e vështirë ndërsa fitorja përfshiu kampin republikan në mënyrë krejt të papritur.Javët e para mund të jetë kaotike.
Kurrë më parë prej 40 vitesh një president amerikan të ketë marrë pushtetin me një shkallë kaq të lartë jopopullariteti.
-Obama me pushime-
Në arenën ndërkombëtare, manjati i polemizuar që tashmë ka drejtuar shigjetat ndaj Kinës, NATO-s apo edhe ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel.
Pikërisht për këtë arsye në këtë drejtim që mandati i tij në të ardhmen do të ngrejë pikëpyetjet më të mëdha. Liderët e planetit pyesin mbi vlerën e saktë që i bashkangjiten deklaratave të tij kur zyrtarët që ai ka emëruar në rang diplomatësh apo në Pentagon do të marrin qëndrime dukshëm të kundërta, si Rusia e Vladimir Putin apo marrëveshja bërthamore iraniane.
Fill pas ceremonisë, Barack Obamës 55 vjeçare do të udhëtojë menjëherë drejt Kalifornisë për pushimet e para si ish-president.
***
TRUMP mbërrin në ceremoni… pak çaste na ndajnë nga betimi i tij si President i 45 i SHBA-ve
Qëndrimet e Trump mbi çështjet kryesore të vendit
Më poshtë vijojnë të përmbledhura qëndrimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbi ekonominë, punësimin, taksat, shëndetësinë, politikën e jashtme, mbrojtjen dhe emigrimin:
EKONOMIA
Trump dëshiron të ringjallë brezin tradicional të energjisë, duke u premtuar minatorëve të papunë të qymyrit në West Virginia dhe Kentucky se ata do të punësohen.
Në përgjithësi, ai synon që ekonomia amerikane të lëvizë nga shërbimet te një prodhim më shumë industrial.
PUNËSIMI
Trump premton vende pune, kryesisht në industri. Qymyri duhet nxjerrë, gazi argjilor duhet shfrytëzuar si dhe kompanitë amerikane duhet të prodhojnë vetë produktet e tyre dhe jo t’i marrin jashtë vendit. Emigrantët ilegalë do të përjashtohen nga vendet e punës për t’u hapur rrugën qytetarëve amerikanë.
TAKSAT
Trump ka për qëllim të ulë taksën e korporatave në 15 për qind nga niveli aktual prej 35 për qind për të inkurajuar kompanitë amerikane që të prodhojnë në vend. Tatimi mbi të ardhurat do të shkojë në 33 për qind për pagën më të lartë, ndërsa ata me pagë të ulët do të paguajnë pak ose aspak tatimin nëpërmjet shtesave të taksave.
Sipas një studimi të “Forbes”, lidhur me planin e kandidatit republikan, amerikanët më të pasur do të kursejnë 275 000 dollarë në vit në tatim ndërsa të varfrit vetëm 128 dollarë.
SHËNDETËSIA
Trump do të shfuqizojë menjëherë sistemin e sigurimit mjekësor të njohur si Akti i Kujdesit të Përballueshëm, shpesh të quajtur “Obamacare” dhe do të mbështesë vetëm tregun privat të kujdesit shëndetësor. Këstet e sigurimit mjekësor do të jetë zbritje e taksave dhe do të ketë konkurrencë mes shteteve për të ulur shpenzimet.
POLITIKA E JASHTME DHE MBROJTJA
Trump ka në plan për të rivendosë politikën e jashtme duke ndjekur thjesht interesat amerikane në përputhje me parullën amerikane “Në radhë të parë Amerika”.
“Aleatët, të tillë si vendet evropiane dhe Japonia, duhet të paguajnë për mbrojtjen e SHBA-së”, thotë ai. Trump ka për qëllim të shkurtojë angazhimin ushtarak të SHBA-së, dhe në të njëjtën kohë të rrisë betejën kundër terrorizmit. Ai lavdëron presidentin rus, Vladimir Putin.
EMIGRIMI
Trump në mënyrë të përsëritur iu është referuar atyre si kriminelë dhe përdhunues, dhe bën thirrje për një politikë zero-tolerancë.
Një pikë qendrore e fushatës së tij është ndërtimi një muri përgjatë kufirit me Meksikën, të cilën vetë Meksika duhet të paguajë për këtç ndërtim. Emigrantët pa dokumenta do të deportohen në vendin e tyre të origjinës, ku nëse ata duan mund të kalojnë përmes procesit të ligjshëm të ardhjes në SHBA.
Trump ka bërë thirrje edhe për “një mbyllje totale dhe të plotë për myslimanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa politikanët e vendit të kuptojnë se çfarë po ndodh”.
Moska: Putini nuk do ta ndjekë betimin e Trump
“Nuk mendoj se ai parashikon të shohë ceremoninë drejtpërdrejtë, bëhet fjalë për një eveniment shumë të gjatë”, deklaroi për median zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov.
Ceremonia e betimit të Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë nga kanali rus i lajmeve “Rossiya 24”.
***
Policia përleshet me disa protestues
Nuk kanë munguar dhe përplasjet mes protestuesve të shumtë kundër Trump dhe forcave të policisë,. Një grup të rinj kanë goditur me sende të forta disa dyqane dhe kosha plehrash në rrugët e Uashingtonit dhe është dahur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë masat e dhunshme.
***
Trump në Shtëpinë e Bardhë për një takim të fundit me Obamën
Donald Trump mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për një takim të fundit me Barack Obama para se të mbajë betimin për të zëvendësuar presidentin e SHBA-së.
Donald dhe Melania Trump do të pinë çaj me Barack dhe Michelle Obama në “Blue Room”, një nga sallonet e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkojnë sëbashku në të njëjtin kortezh në Kapitol ku, pasi të jetë betuar solemnisht se do të përmbushë me besnikëri funksionet e presidentit, manjati i imobiliares do të mbajë një fjalim.
***
Donald Trump është vetëm pak orë larg betimit si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvillim politik i rëndësishëm ky për mbarë botën.
70-vjeçari Republikan do të ulet në zyrën e tij në Capitol përapra perëndimit pas betimit për mbrojtje të Kushtetuës.
Sipas traditës, familja Trump ka zhvilluar më parë një shërbim pribat në St. John’s Church, e njohur si kisha presidenciale.
Në Zyrën Ovale, Donald Trump e pret një letër e shkruar nga paraardhësi i tij Barack Obama.
Ky i fundit pak para se të lejë Shtëpinë e Bardhë, u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë mesazh për amerikanët. Obama tha vetëm “Faleminderit!”.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë është zbrazur plotësisht nga administrata e “vjetër” e Barack Obamës, i cili po pret Presidentin e ri Donald Trump.
Të pranishëm janë edhe ish Presidentët e shkuar të këtyre dekadave si George Ë. Bush, i cili i tha gazetarit të CNN se babai i tij ishte në gjëndje më të mirë shëndetësore, kjo pasi George H.W. Bush ishte ndjerë keq para dy ditësh.
Pritet edhe ardhja e Hillary Clinton së bashku me bashkëshortin e saj, Ish Presidentin Bill Clinton.
Ndërkohë, mes qytetarëve dhe personaliteteve që presin nisjen e ceremonisë, shumë protestues kanë hedhur thirrje kundër politikave që Trump ka premtuar. Kryesisht, protesta është fokusuar në parrullat “Mbani emigrantët, deportoni Trumpin”.
/b.d/a.k