• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump i zhgënjyer për emërimin e tij të ministrit të Drejtësisë

by Java News
01/06/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Donald Trump e ka kritikuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Jeff Sessions edhe më parë. Por tani ai i ka shtuar kritikat edhe më shumë. Presidenti amerikan Donald Trump me një varg mesazhesh në Twitter i ka bërë të ditur deputetit republikan Trey Gowdy se është i pakënaqur me ministrin e Drejtësisë Jeff Sessions. Sërish në qendër të vëmendjes janë hetimet lidhur me aferën e përzierjes së Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale, kur Donald Trump fitoi ndaj kundërkandidates së tij Hillary Clinton. Jeff Sessions vendosi në mars të vitit 2017 të dalë nga hetimet dhe ka ngarkuar me këtë punë zëvendësin e tij  Rod Rosenstein. Rosenstein emëroi në maj të vitit 2017 hetuesin e posaçëm Robert Mueller dhe ka kërkuar prej tij zbardhjen e aferës ku bëhet fjalë edhe për kontaktet e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump me Kremlinin.

 

“Do të doja ta kisha bërë këtë!”

Ai do të ishte i “frustruar” me faktin që ministri i Drejtësisë nuk e ka informuar presidentin me kohë për motivet e tij, për të mos u përzier në hetimet lidhur me këtë aferë, tha Gowdy. Dhe: “Ka vërtet shumë avokatë të mirë në këtë vend, ai do të kishte zgjedhur një tjetër!”, citon Trumpi deputetin. Presidenti shton: “Unë do të dëshiroja ta kisha bërë këtë!”

Prej verës së kaluar, Trumpi ka bërë disa herë publik zemërimin e tij me Sessions. Ai kritikon ministrin për një sjellje “ekstremisht jo fer”. Por pas këtyre pohimeve fshihet pritja e presidentit që ministri i Drejtësisë të mbajë anën e tij në procesin e hetimeve, në vend se të jetë neutral. Ministria e Drejtësisë është në një pjesë të madhe e pavarur nga Shtëpia e Bardhë.

Sessions duhet të jetë më aktiv

Sulmet e fundit të presidentit ndaj ministrit Sessions janë forcuar pas raporteve të gazetës “New York Times”. Gazeta ka shkruar së fundmi se presidenti në mars të vitit 2017 ka dështuar në përpjekjet e tij në një vend luksoz në Mar-a-Lago në Florida, që të bindë ministrin që të jetë më aktiv në hetime.

Sessions ia ka dorëzuar zëvendësit të tij mbikqyrjen e hetimeve në aferën për përzierjen e Rusisë në zgjedhje, pas bërjes publike të të dhënave se gjatë fushatës ka pasur dy takime me ambasadorin rus. Por këtë fakt nuk e ka përmendur në kohën kur është nominuar për postin e ministrit.

DW

ma.me

Next Post
Vettingu/ Gjyqtarja e Kurbinit drejt rikonfirmimit, Marçela Shehu justifikon pasurinë

Vettingu/ Gjyqtarja e Kurbinit drejt rikonfirmimit, Marçela Shehu justifikon pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Argjentina shtang Anglinë/ Përmbysje e çmendur kundër “Tre Luanëve”

Argjentina shtang Anglinë/ Përmbysje e çmendur kundër “Tre Luanëve”

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In