• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump çuditi Washingtonin në 100 ditët e para

by Java News
26/04/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse dukej si një betim klasik i një presidenti amerikan, ai filloi një epokë të re që mund të ishte gjithçka tjetër, por jo tradicionale.

Kur presidenti amerikan Donald Trump hyri në zyrë, premtoi se do të shkundte Uashingtonin dhe mënyrën sesi ai funksiononte, si dhe politikanët e udhëheqësit ndërkombëtarë. Tani të gjithë janë në një mendje se Uashingtoni dhe bota e kanë ndierë tërmetin.

Protesta dhe demonstrime kundër Trumpit dhe axhendës së tij e kanë shoqëruar presidencën që nga dita e parë. Edhe pse i ardhur nga jashtë politikës, kabineti i Trumpit lë për të dëshiruar, pasi ish-gjeneralë të ushtrisë, të ardhur nga “Wall Street”-i dhe besnikë të Partisë Republikane, kanë pushtuar pozicionet kyçe në administratën e re.

Ka polemika të shumta për një seri urdhrash ekzekutivë dhe veprimesh të tij. I pari në shënjestër ishte “Obamacare”, por ai që shkaktoi kaos dhe u ndoq nga padi penale ishte urdhri ekzekutiv për emigracionin.

Trump krijoi marrëdhënie të reja me udhëheqësit botërorë, duke takuar disa prej tyre në Shtëpinë e Bardhë dhe të tjerë në resortin “Mar a Lago” në Florida. Marrëdhëniet ndërkombëtare u vendosën në fokus pas sulmit me armë kimike në Siri, ndaj të cilit Trump reagoi duke hedhur dhjetëra raketa në një bazë ajrore siriane.

Në Afganistan, Shtetet e Bashkuara përdorën për herë të parë bombën më të madhe jobërthamore në arsenalin e saj për të goditur Shtetin Islamik. Në Azi, tensionet me Korenë e Veriut janë pranë pikës së vlimit.

Presidenti i ri doli kundër “status quo”-së ndërkombëtare në trajtimin e vendit të izoluar. Administrata e gjeti veten në shënjestër të hetimit të Kongresit dhe Senatit për rolin që Rusia mund të ketë luajtur gjatë fushatës, ndërkohë që presidenti nuk ishte në gjendje të miratonte një reformë të sistemit të shëndetësisë në Kongres, përgatiti Express.

Presidenti pati një stil të tijin, unik. Në mënyrë konstante ka kritikuar mediet, ka preferuar gjithnjë mediet sociale për të komunikuar me publikun. Një ritëm i shpejtë, një ton i zakonshëm, një president që po mëson në rrugë e sipër në 100 ditët e para të tij në detyrë. (b.an)

Next Post
Dashamir Shehi: Ta votojmë Vettingun, çadra shumë shpejt do të mbyllet

Dashamir Shehi: Ta votojmë Vettingun, çadra shumë shpejt do të mbyllet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com