• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidenti Thaçi, i padëshirueshëm në shumë komuna kosovare

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografia e Presidentit të Kosovës duhet të jetë e vendosur në të gjitha institucionet publike të Kosovës, pavarësisht nivelit lokal apo qendror.

Kjo është e rregulluar me nenin 20 të Ligjit për Protokollin e shtetit, ku paragrafi 3 i tij obligon të gjitha institucionet e shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit, përmasat e së cilës duhet të jenë 40-60 centimetra, raporton KTV.

Derisa ka edhe një rregullore ku specifikohen institucionet të cilat e kanë obligim kushtetues vendosjen e saj, shumë kryetarë komunash po vazhdojnë të shkelin këto ligje e po ashtu edhe nenin 4 të kësaj Rregulloreje.

Kreu i Graçanicës, Vladeta Kostiq, nuk e ka në plan që fotografinë e presidentit të Kosovës ta vendosë në zyrën e tij ose diku në objektin e komunës.

Kostiq, i cili nuk specifikon nëse e njeh Republikën e Kosovës, thotë se luan me rregullat e lojës, në bazë të të cilave është zgjedhur kryetar komune.

Ai thotë se fotografinë e Thaçit nuk e ka vendosur, pasi sipas tij nuk do të lëndojë ndjenjat e asnjë komuniteti.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka pranuar se kanë probleme me mosrespektimin e simboleve shtetërore nga komunat me shumicë serbe, por thotë se problemin e njëjtë e kenë edhe me komunën e Prishtinës.

Tensione dhe zhurmë për fotografinë e Presidentit Thaçi ka pasur edhe në Komunën e Malishevës, që udhëhiqet nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt.

Po ashtu, simbolet shtetërore të Kosovës nuk përdoren as nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, kjo pasi për Qeverinë e Serbisë përdorimi i vulave me stemat e Republikës së Kosovës përbën problem politik. Edhe zëvendësi i Kryeministrit, Branimir Stojanoviq nuk respekton, jo vetëm simbolet shtetërore, por edhe gjuhën zyrtare. (b.an)

Next Post
Zbulohet sëmundja e Hillary Clinton (VIDEO)

Si ndryshon gara pas sëmundjes së Clinton, skenarët dhe zëvendësuesit në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In