• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si ndryshon gara pas sëmundjes së Clinton, skenarët dhe zëvendësuesit në fushatë

by A R
13/09/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pneumonia e Hilari Klintonit mund të bëhet përcaktuese për garën për Shtëpinë e Bardhë? Është një risi e papritur, hap shumë skenarë të rinj. Aq më shumë që ndodh pas disa javëve, kur Klintoni binte në sondazhe dhe Trump po ringrihej. Rikthimi i republikanit ka rivënë në diskutim shtete të rëndësishme, si Florida. Cili do të jetë ndikimi i sëmundjes së papritur? Çfarë do të ndodhte në skenarin më ekstrem, të një tërheqjeje?

Prej kohësh, Trumpi dhe mediat sociale të së djathtës po hidhnin dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Hilarisë. Duke u nisur nga një precedent, gjendja e keqe shëndetësore që e kapi në fundin e mandatit si sekretare shteti.

Bashkëshorti i saj, Bill Klinton, në atë kohë shkaktoi alarm kur foli për “gjashtë muaj periudhë shërimi”.

Tani Trumpi zgjedh të mos ndërhyjë dhe bën zotërinë, me urime për shërim të shpejtë për rivalen.

Por e djathta ekzaltohet: ja prova që Hilari është një gënjeshtare. Madje, edhe mes demokratëve dhe shtypit liberal ka patur një vërshim kritikash ndaj stafit të Hilarisë, për faktin që vonuan në pranimin e pneumonisë. Tema e pandershmërisë është rikthyer duke persekutuar kandidaten demokrate.

Kush e zëvendëson në fushatë?
Ky mund të transformohet në një lajm të mirë. Deri në shërimin e plotë, Hilari anulon takime të ndryshme elektorale, apo i zëvendëson me lidhje videofonike. Edhe më pas do t’i duhet që të ngadalësojë disi programet masakruese të turneve në shtete të ndryshme.

Do të thotë që në vendin e saj, zgjedhësit do të shohin më shpesh Michele Obamën, shumë popullore, e cila është edhe shumë më efikase për të galvanizuar gratë dhe zezakët; por edhe Bernie Sandersin, Joe Bidenin dhe natyrisht, vetë Barak Obamën. Një përfshirje e tyre më aktive në fushatë, mund të ekuilibrojë mangësinë e karizmës së Hilarisë.

Çfarë ndodh me duelin televiziv?
Debati i parë është fiksuar për në 26 shtator. Nëse Hilari ka vërtetë një pneumoni të thjeshtë, kura me antibiotikë do të duhet ta shërojë më përpara. Përndryshe debati mund të spostohet, por do të ishte një sinjal shqetësues mbi shëndetin e saj.

Kur të dy të përballen, ekziston rreziku që zgjedhësit t’i kushtojnë më shumë vëmendje rrathëve të syve dhe kollës së Hilarisë, se sa kompetencës së saj mbi dosjet?

A do të bëjë Trumpi ndonjë koment negativ në lidhje me faktin që ajo “nuk është në gjendje të udhëheqë kombin”? Sido që të jetë, tema e sëmundjes do të peshojë mbi përplasjen në televizion.

Zhvendosja e votave
Mbi të gjitha, votat kishin nisur të lëviznin edhe para sëmundjes. Maksimumin e avantazhit në sondazhe, Hilari e pati në vijim të konventës demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut. Në vitet e fundit kishte nisur të ngushtohej, madje në disa raste Trampi është barazim, apo edhe pakëz më përpara.

Skandali i Fondacionit Klinton ka rënduar, me zbulimet për qasje të privilegjuar në Departamentin e Shtetit, të atyre që kishin dhënë donacione për atë institucion filantropik (duke përfshirë edhe qeveri të huaja).

Dhe në brendësi të kësaj dinamike, ndërfutet edhe impakti i sëmundjes.

A do të mbizotërojë mosbesimi për shëndetin e Hilarisë? Apo do të mbizotërojë respekti për qëndrimin e saj të fortë përballë vuajtjes?
Republikani MekKein bëri një fushatë elektorali në vitin 2006, pavarësisht një tumori të deklaruar.
Demokratët shpresojnë që të shpërthejë mbi të gjitha frika nga një fitore e Trampit, për të sjellë në votime të gjitha pakicat progresiste, që nga të rinjtë, tek imigrantët.

Rasti ekstrem: Zëvendësimi
Nëse Hilari do të detyrohej që të braktiste garën përpara 8 nëntorit, krerët e Partisë Demokratike kanë gati planin e emergjencës. Presidenti i komitetit elektoral të konventës së korrikut vë në zbatim nenin 2, paragrafin 7 të rregullores.

Është një lloj mini konvente urgjente. Më i avantazhuari për këtë lloj kandidimi do të ishte Bernie Sandersi, si i dyti në zgjedhjet brendapartiake.

Një tjetër rast ekstrem do të ishte një fitore e Hilari Klintonit, e ndjekur menjëherë nga një përkeqësim i shëndetit të saj, përpara Ditës së Inaugurimit në janar. Në atë rast do të merrte frenat zëvendëspresidenti i zgjedhur, Tim Kaine.

Skenari optimist
Sëmundja e bën Hilarin “më njerëzore” dhe e bën të ndihet më pranë zgjedhësve, më pak elitare. Fillohet të kërkohet edhe nga Trumpi i njëjti nivel transparence për shëndetin e tij (ka kolesterolin dhe ha shumë ushqime “junk”).

Por edhe për shumë skandale të tjerë të manjatit njujorkez: mashtrime, procese gjyqësore, korruptimi i dyshuar i ministrit të Drejtësisë të Floridës, refuzimi për të botuar deklaratat e të ardhurave, gënjeshtrat e përsëritura.

Por ndoshta kjo është një ëndërr. Për momentin ka dy pesha dhe dy masa, Hilari e di: “Është zhgënjyese, por është peizazhi ku jetojmë”. Hapësira që mediat i dedikojnë Trampit, justifikohet prej presidentit të Cbs: “Trumpi mund të jetë dëm për Amerikën, por i bën shumë punë CBS-it”. (bota.al)

Next Post
Axhenda/ Veliaj vizitë dy ditore në Kosovë, takohet me personalitetet e larta të politikës

Mësimet, Veliaj: Asnjë shkollë me dy turne deri në fund të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com