• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!

by Mero Baze
13/12/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta e gjeti mënyrën për të dal në shesh me studentët, ashtu siç zakonisht di të bëj LSI. Duke premtuar para.

Pasi një distance të gjatë dhe të lodhshme mes tij dhe gruas së tij, që drejton opozitën, ai I dha fund këtij teatri dhe vendosi të dal vet në shesh me studentët. Biles thirrja e Kryemadhit, që LSI të dorëzoj teserat dhe ti bashkohet studentëve, duket se është dëgjuar fillimisht prej tij. Ai ka dorëzuar një moment mandatin e Presidentit dhe është bërë protestuesi më I rëndësishëm, pasi është protestuesi që ka caktuar dhe buxhetin e protestave.

Ai I ka kërkar qeverisë të rishikoj ligjin e buxhetit dhe të përfshijë në të kostot financiare që burojnë nga kërkesat e studentëve. Kjo është mënyra më ekstreme se si ai të gjendej në sheshin para kryeministrisë edhe pse fizikisht është jashtë Shqipërisë.

Kthimi I ligjit të buxhetit në parlament, nuk përbën ndonjë shqetësim ligjor, pasi egziston koha e mjaftueshme që të miratohet sërisht brenda Dhjetorit. Por kërkesa e Presidentit të vendit që ka vepruar në këtë rast si President I LSI, tregon se LSI do të marrë dhe meritën financiare të “protestës” studentore.

Ky është akti I parë politik, ku opozita është përfshirë zyrtarisht në debatin financiar për kërkesat e studentëve. Deri më sot opozita është e interesuar të mbaj gjallë protestën me shpresë se Rama nuk do hapi rrugë, se sa të mbyll protestën duke parë Edi Ramën si ua plotëson kërkesat. Akti I Ilir Metës tregon se ai është I pari që e shikon zgjidhjen afër dhe vrapon të shfaqet tek buxheti si “Babagjyshi I Vitit të Ri”.

E vërteta është se nuk duket se qeveria ka ndonjë ngërç të zgjidh kërkesat por kërkon një debat të gjerë me studentët dhe aktorët e tjerë të botës universitare për të ardhmen e arsimit të lartë.

Sa më shumë të vonojnë studentët të përfshihen në këtë debat, aq më shumë aktorë politikë do të hyjnë dhe do të relativizojnë fuqinë e protestës së tyre.

Takimi I sotëm I Edi Ramës me  Rektorët dhe Dekanët e fakulteteve, të cilët e shikojnë me frikë protestën e studentëve për shkak të kërkesës për arsim cilësor, ishte një shembull I qartë se si profesoriati I Univeristetit publik, mund të hesht para një situate të tillë. Edhe sikur kjo të ishte një protestë minatorësh apo infermierësh, pedagogët  do të duhej ta thoshin fjalën e tyre, pasi ajo ka shumë rëndësi për shoqërinë. Pedagogët dhe akdemikët janë shtresa më e pavarur e shoqërisë dhe mendohet të jetë dhe më e kualifikuara. Por fshehja e tyre si struci në këto momente, kur beteja në fakt është për Universitetin, është heshtje bashkëfajtori.

Në këto kushte politikanët, ata që e duan lëvizjen studentore dhe energjinë e saj për vete të tyre, po tregohen më të shkathët.

LSI bëri thirrje hapur të jetë pjesë e protestës së studentëve… Lulzim Basha edhe pse është I padëshiruar tek studentët, në fakt është fuqia kryesore logjistike  e protestës. Biles sonte po bën gati dhe çadrën për ta.

Ndaj dhe gjesti I Presidentit Meta I vë kapakun politizimit ekstrem të protestës. Por e bëri që e bëri, të çoj dhe depuetët e LSI në Komision të Arsimit dhe të diskutojnë për mënyrën se si do financohen kërkesat. Ndoshta dhe kampingun e Jalës për studentët qëndrestarë të LSI, në protestë.

Next Post
Kosovë/Vinë rreth dhjetë ftesa gjykimi nga Specialja

Kosovë/Vinë rreth dhjetë ftesa gjykimi nga Specialja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In