• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

by E S
22/11/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90.

Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”.

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiç, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano, e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiçi ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe rreth Sarajevës së rrethuar për të shtënë ndaj civilëve të qytetit.

Vuçiç, në intervistën për TV Informer, tha se “nuk kishte dëgjuar kurrë për një fundjavë” të tillë.

“Por, kjo s’ka rëndësi. Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë” për t’i paditur mediat si The Guardian, Daily Mail dhe të tjera që kanë raportuar për këtë. Vuçiç tha se beson se mund të fitojë miliona euro në këto padi.

“Vetëm duhet të shoh si e kanë formuluar, çfarë kanë formuluar, dhe çfarë do të më thonë avokatët”, deklaroi presidenti i Serbisë.

Guardian, në raportin e tij, shkroi se “presidenti i Serbisë po përballet me një kallëzim ligjor në rastin e ‘fundjavës së snajperëve’ në Sarajevë”, duke përcjellë deklaratat se Margetiq ka paraqitur kallëzimin pranë prokurorëve në Milano.

Tabloidi britanik Daily Mail shkroi se “presidenti i Serbisë akuzohet për pjesëmarrje në ‘safari njerëzor’”, gjithashtu duke cituar pretendimet e Margetiçit.

Edhe të enjten, gjatë konferencës rajonale të biznesit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, hodhi poshtë akuzat për lidhje me “snajperët e fundjavës”.

Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.

Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.

Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.

Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.

Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë në qytet është qëlluar nga snajperët.

Mbi 14 mijë fëmijë janë plagosur. Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur përgjegjës penalisht, as para gjykatave në Bosnje, e as para gjykatave ndërkombëtare.

Tribunali i Hagës, në vendimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, erdhi në përfundim se fushata e snajperëve kishte një qëllim: “terrorizimin e civilëve të Sarajevës”.

Ish-zyrtarja për shtyp e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartmann, i tha Radios Evropa e Lirë se Tribunali i Hagës ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e “ekspeditave turistike të vdekjes”.

“Ne e dinim për këtë, nuk di as si ta quaj. Nuk dinim si ishte organizuar. Jashtëzakonisht e rëndësishme është që është hapur një hetim gjyqësor dhe duhet të hetohet kush ishin organizatorët”, tha Hartmann./REL

Next Post

Armiq ditën, ortakë natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

June 8, 2026
Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

June 8, 2026
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

June 8, 2026
Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

June 8, 2026
Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

June 8, 2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

June 8, 2026
Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

June 8, 2026
Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

June 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

June 8, 2026
Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!

Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In