• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti po na kthen në gijotinë

by Artur Ajazi
23/10/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Ti pritet dora kush prek një votë dhe kush prek Kushtetutën”, këtë ka deklaruar nga Korça kreu i shtetit në detyrë. Duke analizuar situatën politike (gjithmonë sipas mënyrës së tij) Ilir Meta ka treguar “kujdes të madh” ndaj prekjes së votës dhe Kushtetutës, duke u shprehur se “pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, dhe në çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, e cila nuk duhet të preket më, dhe e dyta, një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë”. Në vazhdën e pretendimeve dhe akuzave të tij ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Rama, në vazhdën e thirrjeve për të “përmbysur këtë klikë dhe bandë”, së fundi Ilir Meta po kërkon të na kthejë në gijotinë, në mesjetë. Por do të isha i pasqaruar mirë nga deklaratat e fundit të tij, në rast se nuk do ta pyesja, se si do të vepronte ai edhe me njerësit e LSI-së, që bënë namin me votat zgjedhjet e kaluara, kur “komisarët” e partisë tij, blinin vota fshat më fshat duke ndarë bakshishe të majme ? A do të ishte dakort ai, “tu pritej dora edhe lësëistëve dhe ish-deputetëve të partisë tij, që mbushnin bagazhet e fuoristradave me turra parash për të ujdisur votuesit e lëkundur?

Natyrisht që Ilir Meta, nuk e ka fjalën për ata. Por së fundi ka vendosur të bëhet “avokat” i votës së lirë dhe Kushtetutës. Qëndrimet e Ilir Metës muajt e fundit, janë të habitshme, dhe bazën e kanë tek humnera të cilën e pret pikërisht partinë e tij, pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ai nuk mjaftohet as me akuza dhe denoncime, as me sulme të paprincipta ndaj qeverisë, Parlamentit, kryeministrit apo dhe ndërkombëtarëve, por kërkon që “ligji të rreptësohet” ndaj vjedhësve të votave. Natyrisht që nuk e ka fajin për ata që nuk u ndëshkuan kurrë, edhe pse vodhën dhe blenë vota sa deshëm për LSI-në. Kërkesat dhe ultimatumet e Ilir Metës, i ngjasojnë një të mbyturi, i cili pasi ka humbur gjithçka, kërkon të mbysë edhe të tjerët. Vetëm pak pasi njoftoi kthimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvend, kreu i shtetit në detyrë Ilir Meta apeloi sërish mazhorancën për “reflektim, ndryshe ajo do të jetë përgjegjëse për zhvillimet në vend dhe vonesat në procesin e integrimit”.Kreu i Shtetit nënvizoi nga Korça se është bërë një “punë shkencore në argumentimin e arsyeve të kthimit të këtij dekreti” dhe kjo ishte dhe arsyeja se pse mori kohë kaq shumë deri në firmosjen e tij. Ndërsa Taulant Balla ka qenë edhe më i ashpër kur ka deklaruar nga Elbasani se “më vjen keq që Presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare, nuk kemi asnjë ditë për të humbur, Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi me të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do,por të zgjedhë edhe listën e kandidatëve që do.

Çdo vonesë vjen nga një president mistrec dhe hileqar”. Sulmet dhe shantazhet e kreut të shtetit, të padëgjuara në asnjë vend demokratik, vijnë pas një qëndrimi unanim të shumicës qeverisëse dhe përkrahjes së faktorit ndërkombëtar. Kthimi në gijotinë, mbetet argumenti i fundit që Meta shpalos në daljes e tij publike lidhur me “mbrojtjen e votës dhe Kushtetutës”, duke na treguar mungesë imazhi dhe formimi si politikan. Në 25 Prill, në fakt më shumë se humbjen, Ilir Meta dhe ish-miku i tij Lulzim Basha, do të marrin me vehte nga shqiptarët, shijen e hidhur të përgjigjes ndaj çdo akuze dhe denoncimi që kanë fabrikuar deri sot. Vetë reagimet e kreut të shtetit, po tregojnë se “mesjeta e vërtetë e Ilir Metës” është ende një fushë e pazbuluar për shqiptarët.

Next Post

Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apelon: Mos neglizhoni shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In