• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti, përkujdesja e Ramës për të sajdisur veten dhe të tjerët

by Preç Zogaj
07/06/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Tani që u zgjodh, urimet “punë të mbarë” për Presidentin e Republikës, Bajram Bega, janë jo vetëm kërkesë e etikës dhe kortezisë, por edhe dëshirë e çdo shqiptari që dëshiron një kryetar shteti të aftë, që do të dijë t’i japë një kornizë të qëndrueshme institucionit akoma flu të Presidentit të Republikës sonë Parlamentare. I mbetet kohës të tregojë sa do t’ja dalë. Arsye për paragjykime nuk ka. Përkundrazi. Detyra e lartë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që mbante deri të shtunën paradite është dëshmi e karrierës së tij të suksesshme profesionale në lidhje të ngushtë me vlerat e ushtarakut atdhetar.

Përtej personit, mbetet gjithësi një anomali tipike e zoti Rama nxjerrja e emrit të kandidatit favorit për President si e asit nga mënga. Kur ishte e udhës t’i jepej kohë e mundësi zotit Bega, për vetë karakteristikat që ka, të kërkonte mbështetje edhe nga opozita. Një anomali tjetër mbetet befasimi i mjedisit publik dhe ndoshta edhe i vetë kandidatit që nuk e priste. Në një kohë kur posti shumë i lartë i Presidentit të Republikës është më shumë se CV dhe përtej CV-së. Por s’kemi ç’të bëjmë. Në këtë pikë kemi ardhur tani. Qytetarët jo e jo, por as shumica e politikanëve dhe madje as vetë kandidati nuk e di deri në çastin e fundit se është projektuar për ta bërë President.

Zoti Bega u zgjodh me shumicë të thjeshtë nga një palë. Njëlloj si Presidentët e mëparshëm Nishani dhe Meta. Në pikëpamje të legjitimitetit, zgjedhja si fakt i kryer i sfumon numrat. Kudo dhe veçanërisht në Shqipëri ku palët kundërshtare s’po arrijnë më as të mblidhen në një sallë e jo më të zgjedhin me një shumicë traversale Presidentin e Republikës, siç ndodhi kohët e fundit në Itali me rizgjedhjen e Presidentit model të një Republike Parlamentare, Sergio Matarela.

Arsyet pse ndodh kështu në Kuvendin e Shqipërisë janë disa. S’është rasti t’u rikthehemi me radhë. Në thelb, jeta politike në nivelin e krerëve të partive kryesore vazhdon të jetë në kthetrat dhe në inercinë e pluralizmit të simuluar që ushqehet si i tillë me një konfliktualitet kryesisht të kërkuar për qëllime të rrotullimit të pushtetit brenda së njëjtës kaste politike plurale që ka bërë e shpreson të vijojë të bëjë teatrin e demokracisë në Shqipërinë tonë.

Në këtë atmosferë, duke e paraqitur qëllimin si prudencë po të dojë, Rama ka bërë kujdes që veç vetes që është e natyrshme, t’i lerë të kënaqur apo t’i sajdisur të tërë , ca shumë e ca nga pak, me zgjedhjen e tij.

Ata që kanë kërkuar, kanë dashur e duan një President euroatllanist, në marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me SHBA dhe BE- dhe këta janë shumicë absolute në Shqipëri-, kanë arsye të besojnë e të thonë: “Në rregull zoti Bega e plotëson këtë kërkesë shumë të rëndësishme ”. Veçanërisht në kontekstin sureal të mosshkeljes për një kohe jo të shkurtër të zyrtarëve amerikanë në zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Vizita e zotit Bega në Pentagon pak ditë para zgjedhjes President mund të jetë një koiçidencë. Sikurse ka qenë një fakt për shkak të detyrës ekspozimi dhe protagonizmi i tij përkrah aleatëve strategjikë amerikanë në stërvitjen e madhe “Defender Europe, 20 21” vitin e shkuar. Euroatllantizmi dhe proamerikanizmi nuk shfaqen thjesht me vizita, takime, foto, veprimtari, shtrëngime duarsh. Në kushtet e sotme, në vendin tonë proamerikanizmi shfaqet parasëgjithash me mbështetjen e fuqishme të Drejtësisë së re dhe me luftën brenda kuadrit institucional përkatës kundër korrupsionit në sferat e larta. Antikorrupsioni është sot interes kombëtar shqiptar. Njëherësh është përparësi e politikës së jashtme amerikane dhe interes kombëtar amerikan gjithashtu. Këtu do të jetë guri provës për Presidentin e ri. Impulset që ai dhe zyra e tij do t’i japin betejës historike “askush mbi ligjin”, të promovuar nga ambasada e SHBA-e në Tiranë, do të jenë veç të tjerash tregues i integritetit të Presidentit të ri në raport me qeverinë që është “ prodhuesja” numër një e korrupsionit në vend. Nëse e kalon këtë provë- dhe shpresojmë e besojmë se do ta kalojë- do të kemi pse të themi se në krye të shtetit kemi një atdhetar euroattlantist, proamerikan dhe proeuropian me akte.

Në zgjedhjen e zotit Bega kryeministri Rama u ka dhënë vetvetiu Berishës dhe Metës një mesazh detante në raport me mesazhin që do t’u kishte dhënë nëse do të kishte avancuar me kandidaturën e Dvoranit. Duket qartë se Rama ka dashur të shmangë provokimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë kujdes të reflektojë edhe paketën shtesë, përtej kërkesave kushtetuese, të Alibejt, ku në një pikë kërkohej ndalimi i ish anëtareve të Byrosë Politike. Nga të dhënat, duket se prej tyre jetojnë akoma në pleqërinë e thellë Muho Asllani dhe Lenka Çuko.

Kombinimi i një numri të madh meraqesh, që edhe vetë të ndihet mirë, edhe kundërshtarët t’i sajdisë ngapak, vështirë të lejojë e mundësojë që zgjedhja e Presidentit të bjerë mbi figura publike që kanë luftuar kauza, që mbajnë qëndrime, që u dihen pikpamjet ndër vite, e tjerë. Në fund të fundit mesazhi që u dha është se angazhimi publik nuk vlen për të bërë karrierë në nivele të larta; sa më pak të biesh në sy aq më mirë është. Këtë mesazh Rama e ka dhënë disa herë më parë me caktimet dhe selitjet e befasishme, providenciale, të mjaft personave në poste ministrash e zyrtarësh të lartë. Kësaj radhe e përforcoi. Në këto kushte, zgjedhja e Presidentit nga populli, pa ndryshuar natyrën e Republikës, është bërë një imperativ.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

December 18, 2025
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

December 18, 2025
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

December 18, 2025
Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

December 18, 2025
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

December 18, 2025
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In