• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani nderon heroizmin e ushtarëve britanikë në Ditën e Kujtesës

by Java News
13/11/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës, ku u përkujtua dhe u nderua heroizmi dhe sakrificat e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët tashmë prehen përjetësisht në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman MBE, përfaqësues të shumtë të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të komuniteteve shqiptare si dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë, etj.

Në fillim u krye shërbesa fetare me lutje dhe përshpirtje për të rënët, ku u përkujtua edhe Kapiteni shqiptar Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012. Më pas Presidenti Nishani nderoi dhe u përul me respekt para veprës heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945. Presidenti Nishani vlerësoi heroizmin e tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot dhe për vlerat universale të demokracisë./a.k

Next Post
Studimi i ISHP: 4 % e adoleshentëve luajnë bixhoz

Studimi i ISHP: 4 % e adoleshentëve luajnë bixhoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

July 31, 2026
Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

July 31, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rasti Ilir Beqaj si radiografi e dështimit të drejtësisë së re

July 31, 2026
Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

July 31, 2026
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

July 31, 2026
Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

July 31, 2026
“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

July 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta, hija e vetvetes?

July 31, 2026
“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për  kryebashkiakun e Nju Jorkut

“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për kryebashkiakun e Nju Jorkut

July 31, 2026
Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com