• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti nga Populli/ Topi: Blushi të kërkojë falje për votën e tij entuziaste të 2008

by Java News
05/07/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me anëtarë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i saj, Bamir Topi foli rreth reformës në drejtësi dhe ngërçit në të cilën ajo ndodhet. Sipas Topit, palët po rrisin dyshimet që reforma të mos miratohet në 21 korrik, ndërsa akuzoi politikën se duan ta mbajnë drejtësinë nën kontroll.

“Palët sa vijnë dhe e rrisin diferencën në pozicionime gjë që shton dyshimet që kjo reformë mund të mos votohet. Partia në opozitë dukshëm po vendoset kundër asaj që presupozon reforma në drejtësi, çlirimin nga politika. Fakti që ata kërkojnë ta mbajnë sërish nën kontroll, tregon që nuk bien dakord me atë që është esenca dhe nevoja e sistemit të drejtësisë. Tentativa për t’i mbajtur deputetët në rresht sigurisht që ka një merak dhe meraku është për të mos e votuar. A ndodh kjo në datën 21? Më thoni, nëse ky parlament nuk miraton reformën në drejtësi, atëherë për çfarë është? Unë kam bindjen se një pjesë e deputetëve nuk e dinë fare se çfarë përmban materiali”, u shpreh Topi.

Si ish President i Shqipërisë, Topi ka komentuar edhe propozimin e deputetit socialist, Ben Blushi për zgjedhjen e presidentit nga populli. Topi tha se së pari, Blushi duhet të kërkojë ndjesë për atë rrudhje të Kushtetutës në vitin 2008 që vendoste zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti edhe me 71 vota.

“Nuk dëshiroj që ta personalizoj, por ndërkohë që unë kam bërë thirrje për President nga populli, z.Blushi votonte me entuziazëm Kushtetutën e vitit 2008-ë që e bënte Presidentin të zgjidhej nga Kuvendi me 71 vota. Pra, të kërkojë njëherë ndjesë për atë pozicionim të qartë antidemokratik për atë rrudhje dhe shtrembërim të Kushtetutës së vitit 2008 dhe pastaj t’i bashkëngjitet këtij qëndrimi që për mua qëndron dhe Presidenti duhet të zgjidhet nga populli”, deklaroi kryetari i FRD, Bamir Topi./Dita/a.k

Next Post

Golden State shet dy lojtarë për të blerë Kevin Durant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In