• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti na tregon “pasuritë” natyrore nga Facebook

by Artur Ajazi
25/08/2020 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Presidenti  vendit Ilir Meta, ka nisur të vërë alarme të shumta ditët e fundit, a thua  nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri, a thua nuk  ka qenë asnjë ditë pushtetar, kryeministër, zv/kryeministër, ministër, dhe kryetar partie.

“Po ikin mjekët, po ikin të rinjtë, po ikin intelektualët, po tkurret popullsia”, madje po i vjen  keq edhe për malet e Shqipërisë. Besoj pa harruar malin Tomorr. Po ku ishit ju  zoti Meta, kur shqiptarët nisën të emigrojnë, kur shqiptarët nisën të shkojnë dhe të vijnë, kur pushtetarët e djeshëm nisën të bëjnë para me thasë, nisën ti qepen fushave, maleve deteve dhe lumenjve, për ti shitur dhe blerë, për tu bërë pasanikër ? Natyrisht , këtu ishit, me poste të rëndësishme madje, në  vende kyçe, nga  ku nuk folët asnjëherë për “ikjen e trurit, tkurrjen e popullsisë, largimin e rinisë, apo dhe rrënimin e bukurive  natyrore”.

Nuk folët edhe kur shihnit dhe rrinit  nga afër me ata që çfarë nuk bënë, dhe çfarë nuk  i grabitën pushtetit dhe tokës së kësaj  Shqipërie. Mirpo  nuk e di, përse muajt e fundit, jeni bërë më “atdhetar”, më “bujar dhe natyrëdashës”, duke nxjerrë dhe postuar si asnjë tjetër kryetar  shteti nga fb, pjesë të eskursioneve  dhe fundjavave tuaja në malet dhe fushat  e begata të vendit. Mirë e bën zoti  Meta, që na tregon se ke kthyer mëndje, se je bërë më “patriot” se paraardhësit  tuaj, se je bërë më “nikoqir” me dekretimet  edhe pse Parlamenti  të ka hequr  disa “të drejta”. Por me  vargjet  për “bukuritë  natyrore”  dhe me “ftesat  për  rikthimin e rinisë në atdhe” ke  nisur të dukesh  fiks, si rilindasit e shekullit të kaluar. Bukuritë  natyrore  zoti Meta, kanë  nisur të shpërfytyrohen,  ditën kur në bregdetet  tona dhe pyjet  pranë tyre, nisën të hedhin shtat  vilat, pallatet, fshatrat  turistike, apo dhe  resortet e “të mëdhenjve”, ditën  kur firmat dhe kompanitë  që përkraheshin dhe përkrahen nga  ata  që kanë 30 vjet që janë  dhe kanë  pushtet, nisën  kasaphanën ndaj  vijës bregdetare, ndaj lumenjve,  apo dhe ndaj maleve duke i kthyer në kantiere pune dhe burim milionash. Nuk mbaj mënd, të keni  folur  ndonjëherë  zoti Meta asokohe, kur  kishit  dhe ishit në pushtet, qoftë me Nanon, apo dhe Berishën, nuk folët  asnjëherë  për pallatet që  shpërfytyruan  Durrësin, Vlorën, Sarandën, Shingjinin, apo dhe për buldozierët  që po gllabëronin  malet dhe po i shesin gurët e tyre  të çmuar  në Europë. Këto kanë nisur  dhe janë bërë edhe në kohën tuaj zoti Meta, madje po bëhen akoma dhe sot nën hijen e pushteteve të dikurshme. Por  ti  mirë bën  zoti Meta, mirë  bën që “ngre  zërin” për këto  gjëra, sepse ndoshta të vlejnë më shumë se kujdo, edhe  për fushatën e ardhshme, natyrisht për kredo politike.

Gjithsesi, besoj se edhe të rinjve  të përvitshëm  të LRI-së në Jalë, duhet  tu tregosh diçka, apo tu thuash të mos largohen nga  vendi, gjithmonë duke mos përdorur “statistikat e 2013” por ato të 2020  zoti  Meta. Ndoshta të besojnë…..

Next Post

"Mbyllja nuk është më opsion", Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com