• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i IRI, letër Bashës: Jeni gati të qeverisni vendin

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Ambasadori Mark Green, përmes një letre dërguar Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, vlerëson lidershipin e demostruar nga Basha në procesin dhe rezultatin final të Reformës në Drejtësi.

Përmes një letre dërguar Bashës, ai vlerëson rolin e kreut demokrat në procesin e negociatave deri ne votimin e Reformës.

“Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letër.

Letra e plotë e Presidentit të IRI drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha:

I dashur zoti Basha,

Ne i kemi ndjekur me shumë interes negociatat tuaja mbi reformën në drejtësi, një hap i rëndësishëm për t’i dhënë Shqipërisë një sistem drejtësie më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Në këtë moment historik për vendin tuaj unë dëshiroj t’ju uroj ju për arritjen e konsensusit dhe kalimin e kësaj reforme në ligj. Ne mendojmë se kjo është përcaktuese në procesin e integrimit europian të vendit tuaj, një hap më afër përmbushjes së vizionit të Presidentit Xhorxh H.Ë. Bushit për një “Europë gjithpërfshirëse dhe të lirë”.

Siç e dini, IRI ka punuar prej shumë e shumë vitesh me Partinë Demokratike. Një vit më parë, kur ne e pranuam ftesen e Fondacionit për Liri dhe Demokraci për të punuar më intensivisht lidhur me  transparencën, ne e dinim se kjo do të ishte një çështje që do të shkaktonte debate të shumta, por që gjithashtu do të mbarte dhe  shpresa të mëdha për popullin shqiptar. Nëpërmjet organizimit të konferencës sonë të përbashkët mbi transparencën në muajin qershor,  unë shpresoj se ne arritëm që të jepnim një kontribut konkret  në  këtë debat, dhe të tregonim mbështetje për vizionin tuaj për një sistem politik të drejtë dhe transparent për Shqipërinë.

Siç ju e dini, unë kam shërbyer për 8 vite në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Unë vetë kam përjetuar shumë momente të rëndësishme në jetën e vendit tim, si edhe dilemat me të cilat të gjithë ligjvënësit ballafaqohen kur votojnë për këto lloj reformash shumë të rëndësishme: A është ky ligj mjaftueshmërisht i mirë? A mund ta përmirësojmë atë më shumë? A është konsensusi me të vërtet ai për të cilin ka nevojë vendi?

Të gjitha këto janë pyetje të cilat ne ia bëjmë vetes kur punojme mbi draftet e ligjeve të reja dhe ato kërkojnë përgjigje të mira nëse ne dëshirojmë të marrim vendimet e duhura.

Gjatë kohës time si kongresmen unë përjetova shumë nga këto votime të vështira dhe unë e kuptoj peshën që ju duhet të mbanit në drejtimin e këtyre negociatave, të cilat ishin shumë komplekse dhe shpesh herë sigurisht tmerresisht të vështira. Megjithatë pasi arrihet rezultati,  procesi ka shumë më pak rëndësi se rezultati, në mënyrë të veçantë kur ai është pozitiv për vendin.

Sot unë dëshiroj t’ju uroj për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për këtë sukses të rëndësishëm jo vetëm për ju dhe Partinë Demokratike por gjithashtu për të gjithë Shqipërinë.

Përshëndetjet më të përzemërta!

Mark Green,

President i Institutit Republikan Amerikan,

Ambasador dhe ish-kongresmen.

Next Post

Lista / Kush janë 8 akset e tjera në vend që do të bëhen me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In