• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri/ Mediu kundër Berishës: Opozita të përcaktojë një trupë negociuese

by Java News
22/04/2022 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, pasi më 24 korrik Ilir Metës i mbaron mandati presidencial.

Në një intervistë për Ora News, Mediu dhe të gjithë deputetët e opozitës duhet të ulen për të përcaktuar një trupë  të përbashkët negociuese, e më pas për të marrë vendimin nëse do hyjnë ose jo në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Duke dale ne kete menyre kunder qendrimit te Berishes, i cili eshte shprehur i prere se nuk do te kete asnje negociim per Presidentin ne nje proces qesharak sipas tij, te organizuar nga Rama.

Mediu tha se nëse presidenti do të zgjidhet nga mazhoranca nuk do të jetë garant i unitetit të popullit, ndërsa shtoi se presidenti duhet të jetë mbi palët.

Fatmir Mediu: Nuk janë negociata, së bashku me Dukën vajtëm dhe shprehëm një qëndrim të aleancës për ndryshim si grup parlamentar që opozita duhet të ketë një përfaqësi të vetme. Mendoj se opozita ka një detyrë që të mos diskutojë dhe të masë sinqeritetin e Edi Ramës por të vendosë në raport të sinqertë qoftë me Kushtetutën, qoftë dhe me qytetarët shqiptarë.

Të gjithë deputetët e opozitës duhet të ulen dhe të përcaktojnë një trupë të përbashkët negociuese, për të marrë ndoshta vendimin për të hyrë ose jo në negociata, për hyrë ose jo në proces. Duhet të negociojmë sipas Kushtetutës për një president që  është mbi palët  e cila duhet të vijë nëpërmjet konsensusit.

Është i rëndësishëm procesi. Po të lexojmë Kushtetutën parashikon një president që është mbi palët, pra një president që nuk zgjidhet nga një mazhorancë. Nëse presidenti do të zgjidhet nga një mazhorancë, nuk do  të jetë garant i unitetit të popullit.

Ky është një proces që duhet të identifikojë figurat nga të gjitha fushat  që bëhen të pranueshme nga propozimet që vijnë nga të dyja palët, si nga mazhoranca edhe nga opozita. I vetmi rast, që mazhoranca mund ta zgjedhë atë në mënyrë të njëanshme do të ishte rasti i cenimit të mazhorancës parlamentare, i një krize parlamentare. Çdo veprim tjetër është absurd dhe i papranueshëm.

I pyetur për takimin e dy ditëve më parë me Taulant Ballën, Mediu sqaroi: Ka qenë takim i shkurtër, ku ne thamë që opozitës nuk mund t’i caktohet se kush negocion nga ana e PS. Deputetët e opozitës duhet të kenë një trupë të përbashkët negociuese dhe prezantuam dy fusha që mendojmë se duhet orientuar për zgjedhjen e presidentit: Fusha politike diplomatike dhe fusha akademike, për të krijuar një autoritet sa moral dhe integritet për të qenë president i republikës.

Mediu ndër të tjera komentoi dhe lajmet në lidhje me komunikimin e mundshëm me Enkelejd Alibeja dhe  Monika Kryemadhin, ku ka thënë se këtyre të fundit u ka shprehur qëndrimin e Aleacës për presidentin.

Fatmir Mediu: Kam komunikuar me Alibeajn dhe Kryemadhin qëndrimin e grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim ashtu siç ua kam komunikuar edhe kolegëve të tjerë. E nevojshme është ulja e të gjithë opozitës në mënyrë të përbashkët./m.j

Next Post
VIDEO/ Probleme shëndetësore? Ekspertët ‘çarmatosin’ Putin në takimin e tij të fundit, publikohen pamjet

VIDEO/ Probleme shëndetësore? Ekspertët 'çarmatosin' Putin në takimin e tij të fundit, publikohen pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

August 28, 2026
Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com