• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i PES: Rama riktheu besimin ndaj Shqipërisë, opozita të zhvillojë betejën në parlament 

by Java News
23/03/2019 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev ka përshëndetur zhvillimet e Kongresit të PS në Tiranë përmes një videomesazhi. Stanishev vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria po modernizohet dhe po ecën përpara.

“Jam shumë i kënaqur t’ju përshëndes në Kongresin tuaj në emër të të gjithë familjes socialiste europiane, e t’ju uroj çdo sukses e fat në veprimet dhe vendimet tuaja politike. Qeveria juaj ka bërë një punë të shkëlqyer për njerëzit e vendit tuaj. Shqipëria po modernizohet, po ecën përpara dhe po bëhet me e begatë. Njerëzit shikojnë në të ardhmen e tyre dhe kjo është gjeja e rëndësishme që mund të prodhojë një qeveri, prandaj duhet të ndiheni krenare për këtë”, – theksoi ai.Presidenti i PES theksoi në mënyrë të qartë edhe vendosmërinë dhe vullnetin e Qeverisë shqiptare, e cila sipas tij përmes reformave po pastron sistemin gjyqësor nga personat e korruptuar.

“Dua të vlerësoj në veçanti vendosmërinë dhe vullnetin tuaj politik për të larguar gjyqtarët e korruptuar nga sistemi gjyqësor, që është një arritje historike për vendin tuaj. Është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdoni me Reformën në Drejtësi. Janë provime shumë të rëndësishme për vendin, para se të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edi Rama riktheu besimin ndaj vendit tuaj, duke treguar vendosmëri në zbatimin dhe përkrahjen e reformave që janë europiane, që e bëjnë vendin tuaj të drejtë, të suksesshëm në çdo kuptim të fjalës” – vijoi ai.

Situata politike në Shqipëri nuk ngeli pa u përmendur nga ana e Presidentit të PES, i cili theksoi në mënyrë të qartë se bojkoti dhe dhuna janë të papranueshme.  “E di që po zhvilloni Kongresin tuaj në një mjedis politik aspak të thjeshtë. Komisioni Europian, Delegacioni Europian në Tiranë, ambasadat tona e kanë thënë shumë qartë që opozitë duhet të rikthehet në Parlament dhe të zhvillojë betejën politike. Bojkoti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për asnjë problem politik. E di që keni vullnetin politik të vazhdoni reformat të vendit tuaj, të planifikoni ndryshime në strukturat e ligjit dhe rendit, si dhe në arsimin publik, shëndetësi, të gjitha të nevojshme për popullin në Shqipëri”, – theksoi Stanishev.

/a.meta

Next Post
Pse PD trembet nga prezenca e Ramës në Vlorë? Bardhi: Ne do protestojmë, nuk do provokojmë dhunë

"Zgjedhje nëse merrni një bashki më shumë’, PD reagon ndaj sfidës së Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com