• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i fundit

by Frrok Çupi
18/08/2020 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Ça ishte kjo punë? Në presidencë mblidhen presidentët për të dekoruar njërin prej tyre? I patë, apo kush do me ia dijtë?!. Ka kohë që njerëzit kthejnë kokën po u përmende ‘presidentin’; kreu i shtetit është vendi ku perceptohen më të këqijtë e rracës. Prej shekujsh bëjmë pyetjen ‘patriotike’: Ore ça është kjo punë që më i mbrapshti ngjitet në krye të kombit shqiptar! Asnjë përgjigje…

Këtu janë ngritur e kanë rënë shumë dilema mes nesh.

Dilema e parë, e ngritur poetikisht:

Kjo është nga Dritëro Agolli. Aty nga vitet nëntëdhjetë e ca, kur shkrimtari humbi çdo shpresë se mund të kemi një fisnik e lord në krye të shtetit, lëshoi vargjet: ‘Kalonin në një shteg të ngushtë mali,/ gomari para, pas gomarit kali’. Kur bëhet kështu. atëherë punët e shqiptarisë venë mbroth. Ne jemi një komb që edhe ankohemi shumë, më shumë për veten; por që edhe kemi një të drejtë se historikisht, edhe sipas tregimeve rreth oxhakut, kafshën e urtë të shtëpisë e kemi ngarkuar me barrët më të mëdha. Pastaj nuk na kanë ecur punët dhe fajin ia kemi hedhur atij që është atje në fron. Po pse të shkretën?, çfarë mund të bëjë ky president që kemi sot për fatet e njeriut?! Që ditën kur e vunë aty, të gjithë e dinin se asgjë të mirë nuk presim. Tani i kanë shkurtuar barrët, dmth., kompetencat: Nuk ka të drejtë të bëjë betime, nuk ka të drejtë të vishet si burrë shteti, nuk ka të drejtë të mendojë si njeri me shkollë, nuk ka të drejtë të zgjedhë zonjën e tij si zonjë e Parë… Thjesht i kanë shkurtuar ‘lidhësin’ dhe ai rri aty, por ‘i pa burrë’.

Dilema e dytë: Nga vijnë këta, i krijon vrasësi i tyre, apo…?

… Apo këta e krijojnë vrasësin? Kjo është gjysma tjetër e dilemës. Presidenti që u dekorua dje, prof. Mejdani, ka një shekull që sulmohet egër nga Dr. Berisha, herë si ‘merhum’, herë si vrasës ‘i bllokut’, herë si kunat i Sofo Lazrit. Dr. Berisha ka qenë president i Republikës para prof. Meidanit. Në 14 shtator të vitit 1998, prof. Rexhepi ndodhej në një konferencë në Athinë dhe duhej të kthehej në atdhe. Mirëpo këtu kishte nisur lufta, ose grushti i shtetit- siç e kanë emërtuar. S’ka rënësi emri, por që këtu binin më shumë plumba se gjethe nga pemët- kjo është e sigurt. Shteti grek e vonoi disa orë avionin e presidentit Meidani, me shpresë se do të zbutej stuhia e plumbave dhe tankeve në kreyqytet. E gjitha ishte bërë nga ish- presidenti ‘in realtime’. Prof. Mejdani erdhi në atdhe dhe mundi të hyjë në zyrën e tij, por pyetja shtrohet tani: ‘Si vallë prof. Mejdani shtrëngon duart e urimit me dr. Berisha?’. O këta i krijon vrasësi, o këta vetë e krijojnë vrasësin e tyre. Dhe shpallen heronj katallanj, pa ndonjë vlerë tjetër për humanët.

Ka në këtë mes, një proces të çuditshëm, si procesi i Kafkës: President Medani mbiu si ‘burrë paqësor’ mbi rrënjën e presidentit të mëparshëm që u quajt ‘gjakatar; Saliu vetë mbiu mbi pemën e Ramizit e Haxhiut, të cilët i akuzoi si vrasës; Topi u akuzua si vrasës në bulevard po nga pema që  ia kishte vaditur rrënjët dhe e kishte paketuar si ‘burrë i mençëm’; Nishanin e vrau zoti, por këta fërkuan duart dhe e kontrolluan herë si ‘kapter’, herë si ‘pompist’ benzinate; Iliri shpejton të dekorojë Meidanin para se t’i kthehet dalldia e tij për të vrarë veten si Salvador Allende; por edhe kështu do ta lidhë paqësorin Mejdani me një vrasje ‘alias CIA’.

Dilema e tretë: A  jemi piramidë me kokë poshtë, apo akoma para- politikë?

Qeverisja para-politike në Shqipëri është e lavdërueshme për historiografinë e Perëndimit; por shtetërimi i tanishëm shqiptar është i pështirë për ta. Fatmirësisht që  ata nuk dinë gjuhën shqipe që të dëgjojnë fjalimet e presidentit të tanishëm dhe të lemerisen. Tani Iliri u ka bërë thirrje gazetarëve ‘eja mblidhuni, të bëjmë një gazetë së bashku’.

Po pse kaq të marrë?

Ose ne si pjesëtarë të këtij kombi të vetë lavdëruar, jemi më të mençmit e botës përsa i takon ‘zotit shtet’… Ne qenkemi të vetmit që e ndërtojmë shtetin si piramidë me bazë lart; ose e thënë në pezhorativ ‘piramidë me bythë lart’. Domethënë së prapthi. Atje lart në shtetin tonë qëndrojnë njerëzit që e kanë vendin poshtë, për të mos përdorur përsëri pezhorativin. Vetëm kjo mund ta shpjegojë marrëzinë tonë kur zgjedhim kreun e shtetit.

Dilema e katërt: A do të na duhet të kemi më president?

Pyetja vjen natyrshëm, përderisa asnjëri deri më sot nuk la gjurmë të mirë në këtë vend: vallë pse na duhen? Por nëse themi të vërtetën, e vërteta është se që të gjithë presidentët na e shënjuan jetën njësoj si vula e skllavopronarit mbi qafën e skllevërve. Atëherë pse na duhet më një tjetër nga ‘raca presidenti’. Ka pasur plot raste në jetën e njeriut, qysh prej Neandertalit, që kur raca e një specieje ka degjeneruar, dhe njeriu e ka shfarosur për të mbijetuar vetë. Edhe këtu zor se do të mirëpritet ndonjë president tjetër. Veç në se ndodh që oborri i Presidencës- ish ambasada e Rusisë, mbjell e rrit presidentë dhe na i imponon ne- popullit që jemi përjashta gardhit…

Njëmijë herë më zi sikur t’i thuash tjetrit ‘eja president pas Ilir Metës’. Askush nga normalët nuk do ta pranonte njollën e zezë. Ky mbetet i fundit nga ‘e zeza’.

Next Post
Koronavirusi/ Në Ballkan pandemia po rritet pa ndalur

Mbi 200 të shëruar në Kosovë: Brenda 24 orëve regjistrohen 141 raste të reja dhe 6 viktima nga koronavirus

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Zoti Cupi, shume respekt per Ju!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com