• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti gjerman: Konflikti mes Rusisë dhe Perëndimit mund të shtohet

by Java News
15/04/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BERLIN- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shprehur shqetësimin e tij për rritje të “armiqësisë” në mes të Rusisë dhe Perëndimit dhe ka bërë thirrje për shtim të përpjekjeve diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet e dëmtuara.

Steinmeier ka thënë në një intervistë më 15 prill se helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani muajin e kaluar ka qenë “incident shumë serioz”.

Mirëpo ai ka shtuar se “me po aq shqetësim duhet të shikojmë drejt marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, situatë e cila mund të ketë pasoja përtej këtij rasti”.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë dërguar në spital prej 4 marsit, pasi i janë ekspozuar një substance, e cila i ka lënë pa ndjenja të Sallsbëri.

Britani fajëson Rusinë për tentim-vrasje të Skripalëve, akuzë të cilën Moska e kundërshton ashpër. Ky sulm ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë duke shtyrë në dëbime diplomatike reciproke dhe masa tjera.

Steinmeier është cituar të ketë thënë se derisa është në rregull që Rusia të përballet me pasoja për veprat e saj, siç edhe është demonstruar me vënien e sanksioneve për agresionin e saj në Ukrainë, “ne nuk mundemi të braktisim dialogun direkt”.

Sipas tij nuk mund të demonizohet e tërë Rusia vetëm për shkak të presidentit të këtij vendi, Vladimir Putin. Sa i përket Sirisë, Steinmeier ka thënë se nuk do të ketë përmirësim derisa presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin të mos angazhohen për gjetjen e një zgjidhje.

“Natyrisht nuk mund të arrihet asgjë pa fqinjtë rajonalë, mirëpo gjithçka fillon me SHBA-në dhe Rusinë”, është cituar të ketë thënë ai.

“Putin dhe Trump i detyrohen botës për ta bërë hapin e parë”. (BalkanWeb)

Next Post
“Demi” i PD-së premton ne Këshillin Kombëtar se në Prill do t’i shkoj në fund

“Demi” i PD-së premton ne Këshillin Kombëtar se në Prill do t’i shkoj në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In