• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti dekretoi rënien e Republikës

by Denis Dyrnjaja
01/10/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja 

Shpallja e një date zgjedhjesh nga Presidenti nuk është një akt formal apo ceremonial. Është një ndër aktet më të rëndësishme të republikës, sepse vendos në lëvizje të gjithë mekanizmin demokratik të përfaqësimit. Por nëse ky akt kryhet përpara se Gjykata Kushtetuese të shprehet për vlefshmërinë e vakancave të krijuara, si në rastin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, atëherë jemi përballë një ndërhyrjeje të paprecedentë në rendin kushtetues të republikës. 

Presidenti Bajram Begaj në këtë rast, jo vetëm që paragjykon një vendim që i takon drejtësisë, por faktikisht shkel nenin 86 dhe nenin 92, shkronja “g” të Kushtetutës, ku përcaktohet se shpallja e zgjedhjeve bëhet në përputhje me ligjin dhe në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve. Por kur vakanca buron nga një situatë ende në shqyrtim kushtetues, ky akt bëhet nul në legjitimitet dhe i rrezikshëm në precedent. 

Ky nuk është thjesht një devijim formal. Është një efekt domino dhe një tjetër hallkë në zinxhirin e shkeljeve të kushtetutës, ose edhe më keq, në interpretimet e tjetërsuara që i përshtaten momentit dhe interesave të çastit. Kjo e zhbën frymën e kushtetutës dhe na ekspozon si shoqëri jo vetëm ndaj krizave të radhës, por ndaj një standardi ku ligji është i negociueshëm dhe institucionet janë instrumente të përpunueshëm.  

Që Shqipëria nuk ka realisht një president në kuptimin institucional është kuptuar prej kohësh. Rasti konkret e tregoi qartë, që jo vetëm nuk është garant, por shkelës flagrant. Dhe si i tillë, duhet të aktivizohen mekanizmat e kontrollit dhe reagimit ligjor, institucional dhe kushtetues. Dekreti i Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve nga Presidenti duhet paditur si shkelje e e kushtetutës dhe kur presidenti shkel kushtetutën, duhet të shkarkohet dhe madje të dënohet penalisht. Në çdo rast është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë jo vetëm shkarkimin e një kryebashkiaku, por edhe kushtetutshmërinë e vetë aktit të Presidentit. 

Ndërsa opozitës, nëse i ka mbetur pak vetëdije dhe nuhatje politike, mund të kërkojë procedurë urgjente për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës, sikurse parashikohet në nenin 90 të saj në rast se vërtetohet se ai ka shpallur zgjedhje mbi baza të pavlefshme ligjërisht. 

Nëse nuk i japim fund këtij zinxhiri veprimesh që rrëzojnë njëri-tjetrin si gurë dominoje, atëherë kushtetuta do të jetë vetëm një letër nën një kornizë me xham në njërin nga korridoret e Presidencës, dhe jo themeli i një Republike ku sundon ligji dhe jo vullneti i individit kushdo qoftë ai dhe për çdo nëse pretendojmë se jemi dhe duam demokraci! 

Next Post
Mega-procesi gjyqësor ‘Sky ECC’ në Belgjikë, ky është shqiptari drejtues i grupit kriminal të prodhimit e trafikut të drogës! (EMRI)

Mega-procesi gjyqësor ‘Sky ECC’ në Belgjikë, ky është shqiptari drejtues i grupit kriminal të prodhimit e trafikut të drogës! (EMRI)

Comments 1

  1. PRoShi says:
    4 months ago

    Po nuk është kështu siç po e interpreton mor gazetar djali. Jo gjithmonë duhet drejtuar gjykatës kushtetuese. Ka dhe gjykatë administrative ku mund të ankimonte Velia.
    Veliaj u kryqëzua nga një atavizëm e pd-së siç është SPAK. Do ta vuajmë goxha si shoqëri civile këtë spak të politizuar. Por Veliaj është aty deri sa ti mbaronte afati si kryebashkiak. Asnjë shans të dalë prej aty pa marrë një ndëshkim, qoftë dhe për sjellje jo të mirë karshi gardianëve të burgut.
    Rama e kuptoj me kohë këtë.
    Velias do ti jepet një shans i dytë pas burgut në ps.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In