• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

by E S
01/08/2026 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në manifestimin: “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, një aktivitet që e vlerësoi si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave. “Alpet Shqiptare janë një pjesë e historisë së shqiptarit, e karakterit dhe e mënyrës se si kemi ditur të jetojmë në harmoni me tokën, me familjen dhe me njëri-tjetrin. Në këto male janë ruajtur zakone, këngë, veshje e mënyra jetese që i japin identitet kulturës sonë kombëtare. Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri, por edhe kujtime dhe një mënyrë jetese që ruan ende lidhjen e ngushtë mes njeriut dhe natyrës, mes traditës dhe së ardhmes”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar se komuniteti i Plavës dhe Gucisë ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe në zhvillimin e Malit të Zi.

“Ka vende ku njeriu lind. Ka vende ku jeton. Por ka edhe vende ku ndien gjithmonë nevojën të kthehet. Gucia dhe Alpet Shqiptare janë një nga ato vende. Këtu, kthimi është një takim me rrënjët, me familjen, me gjuhën, me kujtimet dhe me gjithçka që na ka formuar. Ai është dëshmia se lidhja me vendlindjen nuk dobësohet nga largësia dhe nuk matet me kilometrat që na ndajnë prej saj. Kjo trevë e bekuar ka qenë historikisht një vatër qëndrese, arsimi dhe kulture. Këtu natyra ka gdhendur majat më të larta, ndërsa historia ka formuar njerëz me dinjitet të rrallë, që ditën të ruajnë gjuhën, traditat dhe rrënjët e tyre, pa u lëkundur nga stuhitë e kohërave. Kjo është edhe toka që i dha historisë sonë burra si Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri e shumë atdhetarë të tjerë”, – u tha Kreu i Shtetit shqiptarëve të Diasporës që ishin pjesë e këtij manifestinm.

Presidenti Begaj vlerësoi faktin se shqiptarët jetojnë sot në një periudhë me më shumë mundësi, duke theksuar rëndësinë e paqes, integrimit evropian dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti i Republikës dha nje mesazh për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare, forcimin e unitetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë:

“Teksa shoh sot të mbledhur këtu banorë të zonës, të rinj, të moshuar, familje dhe bashkatdhetarë të ardhur nga Diaspora, bindem edhe më shumë se lidhjet tona janë të forta. Ato nuk ruhen vetëm në dokumente dhe në fjalime zyrtare si ky. Ato ruhen në familje, në këngë, në valle, në veshjet tradicionale, në lojërat popullore, në gjuhën që u mësojmë fëmijëve dhe identitetin tonë kombëtar. Ky është mesazhi im sot për ju dhe për të gjithë shqiptarët: të ruajmë atë që kemi trashëguar, por njëkohësisht të ndërtojmë me besim të ardhmen; të jemi krenarë për identitetin tonë, por edhe të hapur ndaj bashkëpunimit; të mbështesim njëri-tjetrin dhe të punojmë që brezat që vijnë të kenë më shumë mundësi se ne”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, si vlerësim për kontributin e tij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë. Vizita e Presidentit në Plavë dhe Guci përfshiu takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në nivel qendror dhe autoritete lokale.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In