Komisioni për Legjislacion ka miratuar amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli, të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.
Mësohet se gjashtë deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, ndërsa dy deputetë të PDK-së votuan kundër. Anëtari i LDK mungoi.
Pas votimit në komision, pritet që Kuvendi të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohen këto amendamente kushtetuese.











