• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

President, “në kohën e kolerës”!

by Mero Baze
28/04/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shumica parlamentare po u jep fund dilemave për degradimin e procesit zgjedhor, duke mos lejuar prekjen e Kodit elektoral dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, në kushtet kur zgjedhjet pa partinë më të madhe të opozitës, duhet të jenë klinikisht të pastra. Njëzet e katër orët e fundit, ka pasur një tension të pandërprerë mes shumicës dhe faktorit ndërkombëtar, lidhur me pamundësinë e prekjes së Kodit Zgjedhor, që t’u jepet sërisht shansi i garimit me koalicione, si dhe dhënien fund të procedurës së zgjedhjes së Presidentit ditën e nesërme, që në rast dështimi, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Qëndrimi publik i Gramoz Ruçit në Kuvend, ishte një mënyrë për të inkurajuar Ilir Metën të merrte pozicion ndaj krizës, për të mos e shtyrë atë më tej, edhe pse plani i vetëm ndërkombëtar që u ofrua për zgjidhjen e krizës ishte plani i Ilir Metës. Për vetë qëndrimin që ka mbajtur gjatë gjithë betejës së “çadrës”, Ilir Meta në një farë mënyre, ka qenë personi më “konsensual” i krizës, dhe si i tillë meriton të jetë President i kësaj kohe krize, edhe pse për këtë gjë mund të sulmohet më shumë. E vërteta është se shumë socialistë e kanë parë me dyshim raportin e tij me PD, por asnjë udhëheqës i lartë i PD, dhe sidomos Sali Berisha, nuk ia ka kundërshtuar qëndrimet.

Biles gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, gazeta “55”, portale te lidhura me familjen Berisha etj, gjatë kohës së çadrës, kanë bërë disa editoriale, ku sulmonin zërat kritikë brenda PD ndaj LSI, duke i quajtur të shitur tek Edi Rama, dhe duke vlerësuar lart rolin e Ilir Metës. Është koha që të jenë koherentë me qëndrimet e tyre dhe të reflektojnë për atë që tashmë e quajnë komplot të Ramës dhe Metës, zgjedhjen e tij si President.

Për gjashtëdhjetë ditët e çadrës, Ilir Meta është parë më shumë me inat nga socialistët dhe më shumë me shpresë nga demokratët, dhe tani kur PD u izolua ndërkombëtarisht dhe nuk ka më asnjë të drejtë morale për atë që bën, ai thjeshtë është President edhe i atyre.

Jam i sigurt se personalisht Ilir Meta është sot kandidati për President që nuk i ngjit festa e zgjedhjes si President, pasi është një President në “kohën e kolerës”, por ndonjë herë fati i njeriut imiton dhe historinë e jetës së tij politike, që tek Ilir Meta ka qenë thuajse një “kolerë” mes PD e PS.

Pas kësaj, shpresa e fundit mbetet reflektimi i fundit i PD. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka lënë të hapur shpresën se PD mund të reflektojë për vendimin deri nesër në mbrëmje, pas një përpjekje të mundshme të Brukselit, për të informuar publikisht gjithë drejtuesit e PD për pasojat që mund të ketë ikja e saj nga zgjedhjet, për vetë PD-në, statusin e saj ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj politike.

Nëse PD nuk tërhiqet deri në minutën e fundit, zgjedhjet, sikundër janë paralajmëruar, janë legjitime, por ata deputetë të PD që mendojnë se PD nuk meriton atë fat, mund ta bëjnë vetë fatin e tyre dhe të PD-së, me vendimet e tyre personale dhe të mos dorëzojnë kokën në “sininë” e Sali Berishës, i cili duket se po interesohet më shumë të ruajë Lulzim Bashën në krye të PD, se sa PD-në në krye të skenës politike shqiptare.

Next Post
Meta me të rinjtë: Bashkimi juaj fuqi ndryshimi

Meta 'i pastër', dy institucione verifikojnë figurën e kandidatit për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In