Tre kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Republikane kanë pasur një debat të fortë në Kolorado.
Guvernatori i Ohajos, John Kasich i ka quajtur “fantazi” planet për taksa, të dy kundërshtarëve të tij Donald Trump dhe Ben Carson.
Ben Carson sipas sondazheve të fundit është në epërsi ndaj Donald Trump.
John Kasich ka kundërshtuar edhe planin e Donald Trump për largimin e 11 milionë migrantëve dhe ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.