Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. Përmes një reagimi në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thekson se ky vendim nuk përbën asnjë surprizë, duke shtuar se procesi i vettingut është bërë nga partia.
Ai e konsideron të turpshëm vendimin e KPA-së, ku thotë se rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet.
Reagimi i Tedi Blushit:
ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP! /e.s/