• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca franceze: Po punojmë që të zhbllokojmë ngërçin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në ditët që vijnë

by Java News
21/06/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, ministri francez për çështjet europiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do të tentojë deri në momentet e fundit të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :

“Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Europian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme » është shprehur ministri Clement Baune.

Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet  fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të blllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.

Clément Baune:

“Një kuadër negocimi me Bashkimin Europian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Europian për të thënë,  që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje të trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes.

Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një shënjestrimi. Është pikërisht për këtë shënjestrim që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuilibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibri aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj”.

Next Post
RRËFIMI/ “E gjeta veten mes 200 plumbave”,  i ‘tmerrshmi i Beratit’, Lulzim Caka: Shteti donte të më eliminonte se jam me PD!

RRËFIMI/ "E gjeta veten mes 200 plumbave", i 'tmerrshmi i Beratit', Lulzim Caka: Shteti donte të më eliminonte se jam me PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com