• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presheva, rruga që çon në Evropë

by
27/09/2015 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I qëndrojnë vapës për orë të tëra, derisa policët ua hapin dyert e i fusin brenda në grupe prej pesë-gjashtë vetash. Radhës nuk i mungojnë as fëmijët. Kokat e vogla të tyre depërtojnë në mes të grilave vertikale të rrethojës brenda së cilës rreshtohen. Grilat nuk e ndalin jehonën e të qarës së një fëmije që mbush hapësirën përreth.

Në rreshtin e gjatë rreth 20 metra qëndrojë të ngarkuar me çanta. Dhjetëra refugjatë presin për t’ iu nënshtruar procedurave të regjistrimit në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në fshatin Tasjan, rreth tri kilometra nga qendra e Preshevës. Qëndrojnë në pritje të kalimit të një prej disa stacioneve në rrugëtimin e tyre drejt një jete më të mirë. Ndalesa u zgjat afro 24 orë, shkruan “Koha Ditore”. Shumica diskutojnë me zë në gjuhën arabe. Pak prej tyre flasin anglisht. “Jemi nisur për një jetë më të mirë, nuk jemi lodhur, po shpresojmë që do të gjejmë një jetë më të mirë”, tregon siriani rreth 20-vjeçar, i ulur në fund të rreshtit. Me buzëqeshje i përgjigjet kërkimfaljes për ndërprerje të drekës që hante bashkë me një grua e një vajzë rreth 5 vjeçe në pjatë të plastikës.

“Nuk është problem”, thotë ai, me dorën e vendosur në ballë, për t’iu bërë strehë syve. “Jemi nga Siria, jam me familje, atje kanë mbetur vetëm disa anëtarë të largët të familjes, të gjithë kanë ikur”, ka treguar ai. Thotë se nuk do ta lëshonte vendin e tij nëse nuk do të kishte luftë.

“Nuk do të iknim po të mos kishte luftë”, thotë ai, derisa tregon se nuk e di nëse do të kthehen po qe se lufta do të përfundojë. Nuk ankohet për kushtet e udhëtimit të cilin e ka kaluar. “Mirë kemi kaluar, po synojmë të shkojmë në një vend të sigurt”, është shprehur ai. Duke mos vazhduar të flasë më, i kthehet drekës se shtruar në trotuar.

Jo të gjithë qëndrojnë në rreshtin e pritjes. Për ta përballuar vapën, disa i kërkojnë hijet. Të ulur e të shtrirë nëpër pluhur, ata hapin sytë sa dëgjojnë krismat e grilave që pjesëtarët e policisë i hapnin për t’ iu bërë rrugë. Shikojnë ata që hyjnë e kthejnë kokën për të parë nëse është shkurtuar radha e pritjeve.

Next Post

Shkenca: Ku na shkon shpirti kur ne vdesim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In