• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Prerja e mikut në besë!!

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi nga PD-ja i e-mail-ve konfidencialë me partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadorët, thënë thjeshtë në gjuhën shqipe është një “prerje e mikut në besë”. Është tashmë një fakt i njohur, ndonëse i pashkruar, që marrdhëniet mes faktorëve politik shqiptarë me ndërkombëtarët, ambasadat apo institucionet e tjera ndërkombëtare që operojnë brenda apo jashtë vendit, bazohen mbi konfidencialitetin. Është pikërisht ky konfidencialitet i cili bën që në pjesën dërrmuese takimet mes liderëve politik me ambasadorë apo faktorë të tjerë të huaj në nivel ekspertësh apo politikanësh, të jenë mjaft të hapura, ku palët shprehin lirshëm opinionet dhe këndvështrimet e tyre. Por qartazi ky konfidencialitet mes PD-së dhe faktorit ndërkombëtarë është shkelur me të dyja këmbët nga ana e lidershipit demokrat.

Në një rast të paprecedentë të historisë politike të pluralizmit, PD-ja vendosi të publikojë disa e-maile konfidenciale pune të misioneve ndërkombëtare që kanë ofruar asistencë juridike për Reformën në Drejtësi. Publikimi i këtyre e-maile-ve ka ulur ndjeshëm reputacionin e PD-së si forcë politike e besueshme që ka sensin dhe etikën e sjelljes së ruajtjes së konfidencialitetit. Qartazi PD është në një gjendje dëshpëruese, gjë që e ka shtyrë të bëj dhe një veprim tërësisht dëshpërues.

Në fakt lidershipi i PD-së, Berisha- Basha, nuk ka asnjë përfitim nga publikimi i komunikimit konfidencial me institucionet ndërkombëtare apo me ambasadorët. Në planin electoral kjo nuk i shton asnjë votë në llogaritë e brendshme elektorale. Në planin politik nuk e zhvesh fare nga përgjegjësia që është evidentuar qartazi se është ajo forca politike që po bën çmos të mos votohet Reforma në Drejtësi. Përfitimet prej këtij gjesti të dëshpëruar janë ZERO. Maksimumi mund të entuziazmojë ndonjë militant që Berisha dhe Basha nuk pyesin as për SHBA dhe BE, si një herë e një kohë kur i shpallej luftë armiqëve të jashtëm.

Por nga ana tjetër Basha dhe Berisha i kanë bërë një dëm të pallogaritshëm PD-së me këtë gjest. Tashmë të gjithë faktorët ndërkombëtarë do e shikojnë këtë forcë politike si të pabesueshme dhe që nuk mund t’i besosh më për asgjë. Duke thyer normën e konfidencialitetit me ndërkombëtarët, PD-ja ka bërë ndoshta një nga gabimet më të mëdha në historinë e jetës së saj politike. Ajo ka kaluar dukshëm vijën e kuqe dhe rikthimi i besimit tek komuniteti ndërkombëtarë duket se do të jetë një proces i gjatë, shumë më i gjatë se mund të mendohet, përsa kohë Berisha dhe Basha drejtojnë PD-në. Shumë herë Berisha e ka përdorur si mburojë konfidencialitetin me ndërkombëtarët, kur është fjala të lëshojë akuza ndaj qeverisë. Por me aktin, duke nxjerrë Bylykbashin për të treguar para medias e-maile-t konfidenciale, dëshmoi se thjeshtë të shet kur i preken interesat. E në fakt i shitën. Një shitje që për hir të së vërtetës s’po ja blen askush, përveçse i ka sjellë një dëm të pallogaritshëm PD-së. Është fiks një rast klasik i “prerjes së mikut në besë”.

Next Post

Rrahu ish-gruan në mes të Vlorës, ja justifikimi i 'monstrës' para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In